Si lind një Elly Schlein në krye të PD-së… italiane

Si lind një Elly Schlein në krye të PD-së… italiane

Elly Schlein sekretarja e sapozgjedhur e PD-se italiane

Pas Giorgia Melonit, e para kryeministre grua në Italinë fqinje, një tjetër grua mori në duar drejtimin e Partisë Demokratike italiane: Elly Schlein. Tridhjetëeshtatë vjeçarja është edhe më e reja lider në PD-në italiane, që u themelua në 2007 dhe ka njohur në krye të saj emra si Veltroni, Franceschini, Bersani, Renzi, Zingaretti deri te më i fundit Enrico Letta.

Po si lind një lider grua në krye të një prej partive më të rëndësishme të një vendi demokratik si Italia? Për fat të mirë sot mjetet e informimit janë të shumta e gjithëkush me një klikim mund të mësojë se, me gjithë moshën e re, Schlein ka një rrugëtim të gjatë dhe luftarak brenda partisë së saj. Me siguri të vështirë, deri në ditën e fundit, ku fitoi në primare spektakolare që rrëzuan votën brenda anëtarësisë së PD-së, ku anëtarët kërkonin si lider rivalin e saj Stefano Bonaccinin.

Po si mund të arrijë një e re në krye të një partie kaq të rëndësishme? Sigurisht puna, karakteri, karizma, besimi, frymëzimi janë përbërës të domosdoshëm për këdo, por është tjetër gjë që shpesh ua hap rrugën më të mirëve. Është mungesa e ferrave e barërave të vjetra e të këqia që në Shqipërinë tonë kanë mbytur shumë ambjente politike dhe jo, duke ua marrë frymën cilësdo farë të bukur, të fortë dhe të ndryshme që “guxon” të celë e të dëshirojë të ndryshojë.

Respekti i mendimeve ndryshe, barazia e rregullave, ekuilibri, harmonia, qyetataria mëson se në vende të civilizuara ka një kohë për të drejtuar dhe një kohë për t’u tërhequr, gjë që disa nuk e dinë ose nuk duan ta dëgjojnë në Shqipërinë tonë.

Një Elly Schlein nuk do të lindte dot në një vend si Shqipëria ku liderë të vjetër, të korruptuar e të gangrenizuar në pozicione drejtuese vazhdojnë të qëndrojnë me helm në dorë për të spërkatur në kohën e lindjes çdo farë të mirë që edhe në një mjedis partiak dëshiron të lëshojë rrënjë. Meqë nuk ikin, nuk spostohen, dikush duhet t’ua heqë nga duart helmin e t’i shkulë si barërat e këqija, që më në fund edhe tek ne, të rinj e të reja të vlefshëm të dalin në dritë dhe të drejtojnë

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 02/03/2023 20:12

    Ndryshimi i elitave eshte ceshtje e emancipimit te shoqerise. Tek ne eshte vet populli dhe niveli i dobet i mos reagimit ndaj te keqes qe sjellin elitat e korruptuara 32 vjecare.Mos prisni te largohen por duhet ti largojme .Qeveria zgjidhet nga populli prandaj cdo popull ka pjrsen kryesore te gabimit kur drejtohet keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë