Shumë pak dihet se si mbërriti Anastas Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, por opinioni shpesh herë ka lexuar akuza se atë e solli ish-kryetarit të Shqipërisë Ramiz Alia ose Sali Berisha. Ardhja e z.Anastas në Shqipëri është sa enigmatike dhe e njohur. Ishin rrethanat e kohës dhe e shkuara e tij në rini që e solli me marrëveshje përkohësisht z.Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë për riorganizimin e saj. Ai erdhi me një marrëveshje midis dy vendeve të nënshkruar në fillim të vitit 1991, në ishullin e Korfuzit.