Si mund të largoni dhimbjet e veshit

Si mund të largoni dhimbjet e veshit
“Dëmtimin më të rëndë kufjet e shkaktojnë tek fëmijët. Veshi i fëmijëve është shumë i ndjeshëm”
Personat që vuajnë nga dhimbjet e veshit kanë ardhur duke u shtuar vitet e fundit. Kufjet që përdoren për të dëgjuar muzikë, mospastrimi, infeksionet, tensioni ose mungesa e një vizite tek mjeku janë disa nga arsyet që ju rrezikojnë të prekeni nga sëmundjet e veshit. Mjekët këshillojnë që sapo të keni dhimbje në vesh duhet të bëni një vizitë.

Ka dy mundësi kur vuani nga një dhimbje e papritur e veshit, ose keni një infeskion, ose një sëmundje që mund të keni në trup ju shkakton shqetësim. Në rastin kur keni infeksion, mënyra e vetme është vizita tek mjeku dhe trajtimi i infeksionit duke bërë lavazh kanalit të veshit.

Kjo mënyrë bën të mundur heqjen e infeksionit që mund të jetë mbledhur në zona të ndryshme. Më pas nëpërmjet një fitili, arrihet që të shpërndahet i gjithë infeksioni i mbledhur. Gjatë kësaj kohe, nga mjekët do të merrni një recetë me antibiotikë për tu kuruar dhe për të larguar përfundimisht infeksionin. “Nëse një person ka dhimbje në vesh dhe shkon merr vet ilaçe në farmaci, atëherë më shumë mundësi infeksioni do të shtohet dhe mund t’ju duhet një operacion për ta hequr. Për dhimbjet e veshit, nuk ka qetësues që t’ju shërojë veç doktorit”, - thonë mjekët në Britaninë e Madhe.

Mbrojtja
Nëse doni të mbroni veshët atëherë mos përdorni kufje për të dëgjuar muzikë. Një studim në Shtetet e e bashkuara ka zbuluar se kufjet dëmtojnë veshin me 30% nëse atë përdoren rregullisht për një periudhë 6-mujore. Dëmtimin më të rëndë kufjet e shkaktojnë tek fëmijët. Veshi i fëmijëve është shumë i ndjeshëm ndaj zhurmave, duke sjellë dhe dëmtimin e pjesshëm të tij. Gjithashtu për të mbrojtur veshët duhet që t’i pastroni ata nëpërmjet kurave që ju jep doktori.

Zhurmat
Çdo person mund të vuajë dhe nga zhurmat në vesh. Përgjithësisht zhurmat vijnë nga dëmtimi i nervit të dëgjimit në veshin e brëndshëm. Në disa raste këto dëmtime, nëse nuk kurohen mund të sjellin edhe humbjen e dëgjimit tek njëri vesh. “Ekspozimi ndaj zhurmave me zë të lartë dhe barnat me efekte anësore, si barnat anit-inflamatore, antibiotike, sedativët, barnat kundër depresionit dhe aspirina, mund të shkaktojnë tinitus, apo zhurma në veshë, në njërin apo në dy veshët.

Tinitusi mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë, si bllokimi i veshit, infeksionet e veshit apo sinusit, alergjitë, shtypja e lartë dhe e ulët e gjakut, tumoret, problemet në zemër, enët e gjakut, ndryshimet hormonale tek femrat dhe anomalitë e gjëndrave tiroide”, - thuhet në një shkrim të doktori për veshët  Afrim Ajeti, i cili thekson rëndësinë e kontrollit të veshëve.
 
Dëmtimi i veshit
Zhurmat
Çdo person mund të vuajë dhe nga zhurmat në vesh. Përgjithësisht zhurmat vijnë nga dëmtimi i nervit të dëgjimit. Në disa raste këto dëmtime, nëse nuk kurohen mund të sjellin edhe humbjen e dëgjimit
 
Infeksioni
“Nëse një person ka dhimbje në vesh dhe shkon merr vet ilaçe në farmaci, atëherë më shumë mundësi infeksioni do të shtohet dhe mund t’ju duhet një operacion për ta hequr”
 
Simptomat
 
Dobësohet dëgjim
Keni marrëmendje
Keni temperaturë
Ndjeni goditje në vesh
 
Çfarë shakton infeskioni në vesh
Humbje e dëgjimit
Meningjit
Prombleme me të folur
 
 
Ushqimet, Si ta mposhtni obezitetin
 
Numri i fëmijëve që preken nga obeziteti vjen në rritje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të “luftuar” obezitetin, duhet që të lëvizni sa më shumë, çdo ditë. Duhet që të zgjidhni ushqimin e duhur, duke mos i dhënë organizimit gjithashka, por duke shmangur yndyrat dhe sheqernat. Një tjetër këshillë është mbajtja e dietës, duke renditur ushqimet që kanë vitamina dhe jo ata që kanë yndyrna. Gjatë gjithë ditës duhet të planifikoni një menu të shëndetëshme, duke menduar dhe si të humbni disa kilogramë. Në fund duhet të që të shkoni sa më shumë në palestër dhe të këshilloheni me mjekun.
 
Kivi
Nëse konsumoni kivi, atëherë do të plakeni më vonë. Një studim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbuluar se përmbajtjet e kivit ndikojnë në mbrojtjen e lëkurës dhe ndalimin e plakjes. Studimi këshillon që kivi të konsumohet edhe si lëng
 
Specat
Speci ul rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e mëlçisë. Stduimet tregojnë se specat kanë përbërës të cilët djegin mikrobet në mëlçci duke e mbrojtur atë. Specat këshillohet që të konsumohen edhe në gjellë pasi e ruajnë efektin çudibërës të tyre
 
Noti
Noti është ushtrimi perfekt për të tonifikuar muskujt. Sipas një eksperimenti të bërë me 40 meshkuj në SHBA, të cilët nuk kishin muskuj të fortë, pas 30 ditëve not rregullisht, të gjithë personat patën shpatulla më të gjera dhe muskuj më të tonifikuar


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane