Pa asnjë dyshim, mediat serbe ditën e sotme janë hapur me ndeshjen Shqipëri-Serbi, e pikërisht me aludimet e tyre për komplote kundër kombëtares serbe. E përditshmja “Kurir” ka si titull kryesor, arrestimin e Ballist Morinës e sipas kësaj gazete ai kishte një plan për të vrarë kryeministrin serb Aleksandër Vucic. “Kurir” shkruan se Ballisti do vriste kryeministrin serb me 30 plumba. 

kurir

sdjfhsdkfh

Gjithashtu një tjetër lajm i kësaj gazete është një sulm i mundshëm nga grupi i tifozëve kosovarë “Plisat”. Kurir shkruan se ka marrë një mesazh kërcënues nga Plisat për një sulm të armatosur në hotel “Sheraton”, ku objektiva do të jenë kapiteni i kombëtares serbe si dhe zëvendës presidenti i Federatës Serbe. 

sms

Edhe gazeta tjetër ‘Blic’ si tituj kryesor ka arrestimin e Ballist Morinës si dhe gjuajtjen me gurë të autobusit të kombëtares serbe, gjatë rrugës nga Rinasi për në hotel. 

blic

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)