Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video të disa qytetarëve që po ndjekin një ndeshje futbolli në një lokal.

Sipas tij, ajo është një video e së shtunës mbrëma në veri të Shqipërisë ku disa persona po shohin një ndeshje futbolli ulur shumë ngjitur pranë njëri-tjetrit.

Braçe ngre shqetësimin se për secilin prej tyre jeta vlen më pak se një gol, pasi ndryshe nuk mund të shpjegohet ky grumbullim në kohë pandemie, kur vdesin dhjetëra qytetarë çdo ditë.

Edhe njëherë ai u bën thirrje qytetarëve për respektimin e masave COVID për të parandaluar përhapjen e virusit. Një episod i tillë është një papërgjegjshmëri në një situatë të tillë me koronavirusin në vend.

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar rritje të shifrave me COVID ku vetëm 24 orët e fundit u shënuan 744 ndërsa 19 qytetarë humbën jetën.

"Si mund te vlej jeta kaq pak, sa nje gol i pare kolektivisht?! E di qe eshte pasion, jam tifoz vete,
por pa jeten e shendetin as pasion nuk ka! Si ketu, eshte ne shume lokale ne qytetet e medha duke nisur nga Tirana e tutje ne veri e jug, lindje e perendim" - shkruan ndër të tjera Braçe.