Si ndërpritet kompensimi i 
energjisë kur fillon punë fëmija

Si ndërpritet kompensimi i <br />energjisë kur fillon punë fëmija
TIRANE- Në rastet kur fëmijët e pensionistëve që marrin kompensimin e energjisë elektrike prej 648 lekësh, fillojnë punë, atëherë ky përfitim ndërpritet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e ISSH-s në Tiranë ka një numër të lartë të përfituesve të cilët pavarësisht se fëmija ka filluar punë, nuk kanë e kanë deklaruar këtë ndryshim.

Vendimi qeverisë për mbrojtjen e shtresave në nevojë pas ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike përcakton se kur fëmijët janë në punë nuk përfitohet ky kompensim. Kur kompensimi është lidhur nga ISSH-ja dhe njëri nga fëmijët fillon punë, të moshuarit duhet të deklarojnë këtë ndryshim në të kundërt drejtoritë rajonale u heqin vet përfitimin prej 648 lekësh. Kjo bëhet falë lidhjes së sistemit të ISSH me atë të Zyrave të Punës, për të verifikuar çdo rast kur kompensimi i energjisë përfitohet në mënyrë abuzive.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron