Si ndikon në shëndet gjatësia

Si ndikon në shëndet gjatësia
Gjatësia e njeriut ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tij. Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit e gjatë kanë më pak rrezik që të preken nga sëmundjet kardiovaskulare dhe nga diabeti i tipit 2 sesa njerëzit e shkurtër.     
 
Por nga ana tjetër personat e gjatë janë më të rrezikuar për tu prekur nga kanceri.  “Të dhënat epidemiologjike tregojnë se për çdo 6.5 cm gjatësi, rreziku për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare ulet me 6 %. Ndërsa vdekja nga kanceri rritet me 4 %”, thotë profesor Matthias Schulze, nga Instituti Gjerman për Ushqimin.
 
 “Të dhënat e reja tregojnë se njerëzit e gjatë janë më të ndjeshëm ndaj insulinës dhe kanë më pak yndyrna në mëlçi, gjë që shpjegon rrezikun e ulët për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2”, shpjegoi profesor Norbert Stefan.
 
Sipas studiuesve, aktivizimi i insulinës si faktor në rritje, ndikon tek rritja e rrezikut për t’u prekur nga lloje të ndryshme kanceri, si ai i gjirit , i zorrës së trashë dhe melanoma, duke qenë se rritja e qelizave është aktivizuar në mënyrë të përhershme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës