TIRANE- Të gjithë punonjësit që punojnë në shtet dhe privat por dhe puntorët e thjeshtë do të përfitojnë pensione jo më të ulta se 15 500 lekë. Insitituti i Sigurimeve Shoqërore është duke përgatitur manualin e përfitimeve me skemën e re, i cili llogari pensionin për çdo profesion.

Gazeta sjell sot llogaritjen e pensionit, për disa nga profesionet më të rëndësishme në Shqipëri. Një ushtarak i thjeshtë me skemën e re do të marrë pension 15 500 lekë kur të mbushë moshën, ndërsa Majorët dhe ushtarakët me grada të larta do të marrin një pension nga 21 deri në 36 mijë lekë. Pension të lartë do të përfitojnë edhe mësuesit dhe drejtorët e shkollave. Një mësues me skemën e re do të përfitojnë 26 mijë lekë, ndërsa drejtorët e shkollave 29 500 lekë.