Pas paktit të lidhur në vitin 1974, zhvillime mjaft interesante që çojnë deri te Toto Riina ka në vitet ’80.
Vijimi i investigimit
Pasi përfundoi lufta e mafies, që nga 1983, e ashtuquajtura “diktaturë” e korleonezëve, sikurse shpjegojnë gjyqtarët “ka patur efekte domethënëse edhe në marrëdhëniet me subjekte jastë Koza Nostrës”, që kanë qenë mjaft të qarta e dhe gjyqin e Dell Utrit. Shumë të penduar folën për “gjobën për antenat televizive” që i ishte vënë kanaleve siciliane që ishin në rrethin e Fininvest (kompania e Berluskonit) në voitet ‘80. Por pas një shqyrtimi të gjatë, gjyqtarët binden se bëhet fjalë për nivele të ndryshme. Gjoba e transmetuesve paguhet efektivisht ndaj familjes së vetme mafioze që kontrollon territorin e tyre nga pronarët e televizioneve lokale të lidhura dhe shpeshherë të riblerja nga Fininvest. Ndërsa paratë e Berlusconit, ato që vazhdojnë të qarkullojnë nga Dell’Utri te Cinà, udhëtojnë në një katr më të lartë, atë të boss-ëve, dhe shërbejnë ende për qëllimin fillestar: t’i garantohet një mbrojtje e përgjithshme Berluskonit dhe kompanive të tij. Ata që e kanë rrëfyer se si ndaheshin paratë e Arcore-s në epokën e korleonezëve kanë qenë mbitëgjitha tre të penduar, shumë të besueshëm, të familjes mafioze Della Noce, që Riina e “kishte përzemër” dhe qysh prej vitit 1993 u ngrit në një rang më lart.
(…) Në atë periudhë Dell’Utri ankohet se “trysnohet nga vëllezërit Pullarà”: Ignazio, i arrestuar më 2 tetor 1984, dhe Giovanbattista, që ishte në kërkim. Problemi është i thjeshtë: trashgimtarët e Bontates i këkrojnë shumë para Berluskonit. Në atë kohë, ndoshta, tarifa ishte dyfishuar: nga 25 në 50 milionë lireta çdo gjastë muaj. Cinà, duke i respektuar hierarkitë mafioze, informoi kreun e familjes së tij mafioze, Pippo Di Napoli, i cili nga ana e tij njoftoi kreun e tij, Raffaele Ganci, që në atë pikë ia referoi çështjen Riinës. “Capo dei capi” e zbuloi vetëm në atë moment se vëllezërit Pullarà e kishin mbajtur të “fshehtë” marrëdhënien e tyre me zotërinjtë e Fininvest, pa ja thënë as atij, as kreut të familjes së tyre Bernardo Brusca. Riina xhindoset. Dhe vendos që ta marrë vetë në dorë atë marrëdhënie ekonomike, por me një arsyetim politik: projekton të “afrohet me Bettino Craxi-n përmes Dell’Utrit dhe Berluskonit”.
Sa për paratë e Berluskonit, “Riina urdhëron se marrëdhënien duhet të vazhdojë ta administrojë Cinà, por aksush tjetër s’duhet të ndërhyjë në mes”. Dhe kështu “që nga ai moment Cinà shkon në Milano disa herë në vit për të marrë paratë te Dell’Utri, ia dorëzon kreut të familjes së tij Di Napoli, që ja kalon boss-it Ganci, që i çon te Riina”. Gjihtnjë duke ndjekur hierarkinë strikte mafioze. (…) Një konfirmim i mëtejshëm së Riina, në përvetësimin e marrëdhënies me Dell’Utrin dhe Berluskonin, nuk ka vetëm qëllime ekonomike është diktati i tij për ndarjen përfundimtare të parave në Siçili. Riina mban për vete vetëm pak milion lireta, ndoshta vetëm pesë. Të tjerat rishpërndahen nga boss-i Della Noce, Raffaele Ganci (i dalë nga burgu më 1988), në bazë të dëhsirës së Riinës, i cili shpërblen sërish krerët e rinj të familjeve të përherhsme mafioze: gjysma i takon Santa Maria di Gesù (pra në fillim Pullarà dh më pas Pietro Aglieri), çereku San Lorenzo-s (pra a Salvatore Biondinos, shoferit të Riinës) dhe pjesa e fundit Della Noces, pra Ganci-t. Të penduarit saktësuan se Riina urdhëroi që t’i lihej pjesa e tyre Pullarà-ve, pasi i kishte shkëputur nga marrëdhënia me Dell’Utrin, në mënyrë që t’i bënte të kuptonin se “nuk ishte çështje parash...”.
Mes provave ka edhe një dokument: një libër llogarish i mafies, ku evidentohen shumë gjoba. Aty ndahen dy rubrika të ndara, por të lidhura me kode. Sigla e kompanisë, shifra e paguar dhe viti i lëvrimit. Me siglën “Can 5” përkon ky shkrim: “dhuratë 990, 5000”. Të penduarit e familjes specifike mafioze shpjeguan se bëhej fjalë për “pesë milionë (lireta) të lëvruara nga Canale 5 më 1990 në formë dhurate, pra pa gjobëvënie”. (…)
Përfundimi i gjyqtarëve është i qartë si kristali: “Duhet të konsiderohet se është arritur të provohet se, se edhe pas vdekjes së Stefano Bontates, gjatë hegjemonisë totalitare të Salvatore Riinës, si Marcello Dell’Utri ashtu edhe Gaetano Cinà kanë vazhuar të kenë marrëdhëie me Koza Nostrën, të paktën deri në fillimin e viteve ’90, marrëdhënie të strukturuara në mënyrë shumë skematike: të dy të pandehurit, me vetëdije, kanë bërë që grupi sipërmarrës milanez që udhëhiqej nga Silvio Berlusconi t’i paguante shuma parash mafies”.
Përballë këtyre dëshmive, të përforcuara nga dëshmi dhe prova, Dell’Utri vendosi t’i sulmonte në bllok të penduarit, duke ngritur hipotezën se bëhej fjalë për një komplot. Sipas tij të gjithë bashkëpunëtorët e drejtësisë, ndoshta të manovruar nga dikush, janë marrë vesh për të shpifur dhe për ta sulmuar politikisht Berluskonin. Poir gjyqtarët theksuan se asnjë i penduar, kur nisi të fliste, nuk i njihte versionet e të tjerëve. Dhe mbitëgjitha se çdo bashkëpunëtor i drejtësisë di dhe tregon vetëm një pjesë të së vërtetës, atë që ruhet nga familja e tij mafioze.
s.k/Shqiptarja.com