Si të arredojmë shtëpinë, trendi i ri

Si të arredojmë shtëpinë, trendi i ri
Të mobilosh një apartament apo shtëpi private të duhen ide. Tashmë kompani të ndryshme të shitjeve të mobilieve kanë futur në qarkullim edhe shërbimin më të ri, atë të arreduesit ose ideatorit se si duhet të mobilosh një shtëpi në bazë të sipërfaqes të apartamentit dhe shijeve.

Në një apartament normal me një sipërfaqe rreth 70 deri 100 metra katrorë ka çmime të ndryshme për mobilimin. Me këtë sipërfaqe mund të sigurosh një mobilim të plotë dhe me shijen e një arkitekti përafërsisht midis 10 mijë e deri në 15 mijë euro. Natyrisht që po ta mobilosh vetë shtëpinë do të kushtojë më lirë, por nuk i dihet se si je me shijen më të fundit. Sipas portalit Albania Construction (ACP), sot nuk ka rëndësi luksi, tendenca e fundit është shija dhe thjeshtësia.

Çmimet ne treg
Të kesh një arredues në shtëpi nuk është një luks, por një domosdoshmëri. Në rast se kursen disa të holla për mënyrën e mobilimit atëherë mund edhe të pendohesh por do të jetë tepër vonë. Një mobilim i plotë dhe me ide të veçanta do të kushtojë.

Natyrisht në rast se kërkesat janë të shumta dhe nuk kursen, atëherë do të arrish edhe një mobilim që do ta ketë zili edhe të afërmit dhe komshinjtë. Mobilieritë kanë filluar të kenë një cilësi dhe çmime të cilat variojnë në ulje. Cilësia ka filluar të bëjë diferencën. Në rast se ke një apartament dhe nuk di tendencat e fundit të mobilimit atëherë një arredues do të jap disa ide për sipërfaqen që keni në zotërim, se si duhet ta mobiloni shtëpinë tuaj.

Salloni i ndenjes, i thjeshtë apo luks
Tendenca e shqiptarëve është pothuaj e kundërt me atë që po përdoret në perëndim. Perëndimi është i orientuar drejt shijeve orientale. E kundërta në vendin tonë ku kërkohen një mondanitet i shprehur në meshin dhe ngjyra të ndezura. Gjithsesi të kesh një sallon ndenje në luks do të thotë shumë dhe do të kërkojë shumë. Në rast se kërkon rehatinë atëherë një arredim i thjeshtë dhe me kosto më të ulet është më i vlefshëm për sallonin. Këtu ndërhyn edhe shija dhe kushte familjare. Por me financë të vogël mund të arrish që të kesh një mobilim shumë bindës dhe rehatues. Të mobilosh një dhomë salloni do të duhen minimalisht 2 deri në tre mijë euro, por edhe më lirë.

Dhoma e gjumit
Mobilimi i dhomës së gjumit po bëhet gjithnjë edhe më i thjeshtë. Tendenca të fundit flasin se në këtë dhomë preferohet vetëm krevati në mënyrë për të patur më shumë hapësira në dhomë. Aktualisht preferohet që dhoma e gjumit të mos të mos ngarkohet shumë. Një krevat dhe një dollap për rrobat është e mjaftueshme. Kostoja për dhomës e gjumit sa e vjen e bëhet edhe më e lirë. Për të mobiluar dhomën e gjumit duhet minimalisht 2 mijë euro për të pasur një dhomë të këndshme ku të bësh gjumin rehat.

Banjoja si ta mobilosh
Një gjë ka rëndësi në mobilimin e shtëpisë e ajo është banjoja, që nuk duhet lënë pas dore sepse edhe kjo hapësirë e shtëpisë meriton vëmendje, mund të jetë shumë më komode nga sa e keni imagjinuar, por dhe e bukur. Çmimi për banjon është më i kripuri dhe kërkesa për një banjo sa më çlodhëse është rritur ndjeshëm.

Ky çmim varion minimalisht 3 mijë euro dhe nuk ka kufi. Që nga pllakat tek vaska, që nga rubinetët te sifoni, gjithçka është e studiuar për të dhënë rehati. Koncepti i luksit në banjo është sot sinonim i mirëqenies psikofizike dhe ekuilibrit energjetik.

Mund ta kesh në shtëpinë tënde shumë thjesht fal vaskave hidroterapeutike, kabina e kolona pajisjesh. Për banjot e gjata dhe të ngushta me elementë të vendosura linearisht, shumë të përdorura në perëndim, ka një kërkesë në rritje për ndërhyrje përmirësuese. Për sa i përket materialeve dhe ngjyrave, këshillohen tonet e shkëlqyeshme dhe të hapura, që mundësojnë dhe leximin. Zgjedhja mesdhetare e mozaikut në mur, me dysheme me elementë detar, mbetet më e rehatshmja dhe e ekuilibruara.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi