Beteja për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi nuk bëhet vetëm për biletat në “Elbasan Arena”, por edhe një vend në ballkonet e pallateve përreth tij.Ashtu siç pritej, interesi për këtë ndeshje është shumë i madh, aq sa nuk do të mjaftonin dhe 4 stadiume për të plotësuar të gjitha kërkesat. Por në Elbasan ka dhe një zgjidhje tjetër për ata që nuk mund të sigurojnë një biletë për këtë ndeshje.
Banorët e pallateve përreth “Elbasan Arena”-s tregojnë se nuk kanë qenë të paktë tifozët që kanë kërkuar një ‘biletë’ për të ndjekur ndeshjen e fundit të Kombëtares shqiptare, atë ndaj Portugalisë. Ata shprehen se sportdashësit kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia, të cilët kanë paguar deri në 30 euro për të ndjekur ndeshjen nga ballkoni i pallatit.
Akoma edhe më mirë ndeshja mund të ndiqet nga tarraca e pallateve. Pamja aty është ‘tribuna e ëndërruar nga çdo tifoz’. Por deri aty nuk mund të ngjitet askush, pasi pak ora para ndeshjes tarracat e pallateve bllokohen nga forcat e policisë që monitorojnë situatën.
Për ndeshjen ndaj Serbisë, prej kohësh po punohet për një plan të detajuar masash në mënyrë që të mos ketë incidente.
Droni i famshëm i ngritur në Serbi ka barë që Federata Shqiptare e Futbollit të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Pjesë e shqetësimeve të tyre janë bërë edhe 4 pallatet me pamje nga stadiumi. Për shmangien e çdo rreziku që mund të vijë nga këto ballkone mësohet se policia mund të zbatojë dy plane. Mbikëqyrja e rreptë e këtyre objekteve deri në përfundim të ndeshjes ose boshatisja e tyre përpara fillimit të saj. Tashmë mbetet për t’u parë...(Top Channel)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59.5%
-
Pas 2030
28.8%
-
Nuk e di
11.6%
Vota total: 430
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi: Vetmia rrit rrezikun e demencës me mbi 30%
11 Tetor, 22:57
-
Durrës/ Qytetari humbet ndjenjat në rrugë, momenti kur i jepet ndihma e parë dhe dërgohet në spital (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
Speciale/ Report Tv brenda xhamisë së ‘Namazgjasë’, rreth 8 mijë besimtarë falin xhumanë për herë të parë! Imami rrëfen gjithçka mbi ndikimin turk dhe rolin e Shqipërisë (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
NOTAT/ Humbja e Kombëtares! Mirlind Daku 'ngel në klasë', Asllani dhe Ismajli më të mirët
11 Tetor, 22:51
-
Artur Ajazi: O berishistë, ejani në vehte
11 Tetor, 22:47
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja 'nuk ndez', Çekia na mposht 2-0 në Pragë! Pritet autokritikë pas tri ditësh kundër Gjeorgjisë
11 Tetor, 22:39
-
Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, kapet i fshehur në Itali 30-vjeçari shqiptar! Nga evazioni fiskal, te mashtrimi e vjedhja
11 Tetor, 22:26
-
Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE
11 Tetor, 22:21
-
BE-ja miraton axhendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
11 Tetor, 22:19
-
Cilat janë arsyet e udhëtimit të shqiptarëve? Vetëm 10% e tyre për biznes, 76% për qëllime turistike
11 Tetor, 21:51
-
Mesazh i fuqishëm i Tifozave Kuq e Zi: Si t'ia them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon Euro U21 me shki?!
11 Tetor, 21:50
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44