Jo vetëm duke frekuentuar palestrën mund të kujdesemi për trupin tonë. Të paturit e një topi gjimnastikor në shtëpi mund të na hyjë në punë për të bërë një grup ushtrimesh të cilat mund të përmirësojnë trupin tonë dhe të tonifikojnë muskujt duke u ndjerë mirë me fizikun tonë.

Por, top i gjimnastikës mund të na shërbej edhe për zgjatimin e gjymtyrëve duke vepruar si çlodhës i muskujve pas një dite të lodhshme në punë.

Ndaj ai është konsideruar si një ndër veglat gjimnastikore më të këndshme. Anila Kambo, instruktore në një prej palestrave më të njohura në Tiranë na tregon cilësitë e topit të gjimnastikës.

Ajo thotë se “me topin e gjimnastikës mund të punojmë me disa muskuj të ndryshëm. Mund të punojmë me krahët, me këmbët, me gjithë muskujt e barkut si dhe për pjesën e fundshpinës”- shtoi ajo.

Topi i gjimnastikës është një vegël ushtrimesh i cili mund të praktikohet dhe të shërbejë në kushtet e shtëpisë.

Instrukrorja Anila thotë se “topin e gjimnastikës mund ta përdorim në shtëpi duke marrë informacionin e duhur se si të ushtrohemi edhe në internet pasi ushtrimet me këtë vegël nuk janë të vështira”.

Por, një cilësi tjetër e topit të gjimnastikës është edhe efekti i tij për ushtrimet e ndryshme. Anila totë se “ topi i gjimnastikës e ruan shumë shpinën për të mos patur dëmtime në të”.

ushtime me topMe anë të topit të gjinastikës mund të bëjmë ushtrime të pjesëve të ndryshme të trupit.

Efekti që kanë këto ushtrime të cilat bëhen me topin e gjimnastikës janë se ai vepron duke i tonifikuar muskujt në formën e duhur dhe jo me shumë lodhje. “Ai ndihmon në lehtësimin e të bërit një ushtrim”, thotë instruktorja.

Topi i gjimnastikës mund të përdoret nga mosha dhe masa trupore të ndryshme. Instruktorja thotë se “për moshat e treta kjo vegël gjimnastikore është ndihmëse për të ruajtur gjithë muskujt skeletorë të shpinës”.
Shpesh herë kemi dëgjuar që topi i gjinastikës u shërben më shumë grave dhe vajzave sesa çunave.

Kjo vegël është etiketuar më shumë si e vajzave. Por, instruktorja Kambo e hedh poshtë këtë mendim të përgjithshëm që është krijuar rreth topit të gjimnastikës duke thënë se “vajzat e përdorin këtë vegël për të evidentuar pjesët më të bukura që ato kanë siç është fundshpina. Ndërsa çunat, për gjithë muskujt e barkut”. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)