Mendja e femrës mund të jetë një mister enigmatik që ka pllakosur burra për një jetë të tërë.
Shumë burra dëshirojnë që t`i kuptojnë se çfarë mendojnë dhe duan gratë në mënyrë që ata t`i bëjnë për vete ato.

Por, të zbulosh psikikën e një gruaje është shumë e vështirë për burrat në momentin që ata nuk dinë se çfarë mendojnë ato. Kjo mungesë e të kuptuarit të burrave karshi grave bën që shumë çiftë të mos kuptojnë njëri-tjetrin dhe shumë burra nuk mund të bëjnë dot për vete gra të cilat ata i dëshirojnë.

Më poshtë do të lexoni disa zbulime të mendjes së psikologjisë femërore se si i mendojnë gjërat e jetës dhe raportet në çift në mënyrë që burrat të zhbllokojnë misterin për mendjet e vajzave dhe grave.

Femrat duan të jenë emocionalisht të përfshira, jo vetëm të impresionuara
Nëse ju keni bërë gjithçka për t`i bërë përshtypje një gruaje për të mësuar në qoftë se ajo dëshiron vetëm të jeni miq, shanset janë që ju nuk keni arritur ta bëni atë të ndjej emocione.

Mendja e një burri proçedon më tepër në gjuhën e fakteve dhe rezultateve ndërsa mendja e grave i përgjigjet me anë të emocioneve dhe ndjeshmërive. Një mënyrë për ta futur atë në botën tuaj është që të ndani historitë në një mënyrë që ajo mund ta përjetojë historinë si ju e tregoni atë.

Neuronet në trurin e saj do të gjenerojnë të njëjtën përgjigje njëlloj sikur ajo e ka përjetuar atë ndodhi me ju.

Gratë mbështeten tek ju duke i bërë ato të ndjehen rehat

Gratë e urrejnë ngathtësinë kështu që burrat duhet ta shmangin atë me të gjitha mënyrat. Një grua e vlerëson një burrë në qoftë se ai i ofron asaj rehati. Kështu një burrë e ndjen veten se është i rehatshëm duke e vënë re tek një tregues në qoftë senjë grua ndjehet e rehatuar.

Vetëm kur ajo ndihet e rehatuar atëherë ajo mund të jetë e gatshme për t`u hapur emocionalisht, mendërisht dhe fizikisht.

Gratë e dëshirojnë seksin ashtu siç e duan dhe burrat
 
Po është e vërtetë, gratë dëshirojnë të bëjnë seks. Ndryshimi i madh mes femrave dhe meshkujve, kur bëhet fjalë për seks është tek stimulimi dhe koncepti se si e mendojnë gratë në ndryshim me burrat seksin.

Gratë, dëshirën seksuale e mbajnë në një vend të veçantë në mendjen e tyre duke e mbyllur deri në momentin e duhur për t`a shprehur. Në qoftë se burrat e gjejnë çelsin e duhur për të hapur atë vend ku gratë mbajnë dëshirën seksuale atëherë ky çels do të hapë portën ku gratë ndajnë mendimet e tyre më intime, ndjenjat dhe dëshirat me të.

Gratë duan që të jenë prioritet në aktivitetet e burrave, por jo të jenë më lartë se misionet tuaja
 
Gratë shpesh testojnë për të parë se ku ato ndodhen në listëne burrave të prioriteteve. Ato dëshirojnë të jenë të parat në shumicën e aktiviteteve të burrave, por ato duan të jenë të dytat për sa i përket misionin tuaj.

Kjo do të thotë se ato do të humbasin tërheqjen juaj nëse ju humbisni veten në përpjekje për ta kënaqur atë.

Gratë nuk duan që ju të dukeni të përsosur, të butë ose perfekt

Ndërsa gratë vlerësojnë një njeri që e di atë që ai dëshiron dhe nuk ka frikë për të marrë drejtimin e tij, ai gjithashtu duhet të jetë me këmbë në tokë. Ato nuk duan qasje të përsosur tek burrat, as nuk duan që burrat të jenë me një grua dhe të flenë me të me çdo mundësi që ato kanë.

Një grua është e tërhequr nga një burrë që edhe pse dëshiron gra të tjera ai ka zgjedhur të jetë me atë. Kjo do të thotë se ajo dëshiron një burrë që ka cilësitë që janë të dëshirueshme për gratë, por nuk e dëshiron atë burrë që frekuenton edhe gra të tjera.
 
Për të kuptuar mendjen e grave është sikur të eksplorosh një fushë misterioze për të gjetur pikërisht atë që ajo është duke menduar. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)