Si ta kuptosh që je i vetmi/e vetmja që po mundohesh për lidhjen?

Si ta kuptosh që je i vetmi/e vetmja që po mundohesh për lidhjen?

Foto ilustruese

Shumica e njerëzve e dinë kur janë të dashuruar dhe sado paradoksale të duket, e njëjta gjë nuk ndodh kur pushoni së dashuruari apo kur humbi interesin pwr tw kaluar kohw me partnerin/partneren tuaj.

Disa marrëdhënie mund të nisin shumë shpejt, por në fakt, nuk përfundojë siç nisin. Një ndjesi që nuk të lë të jesh rehat, mund të të çojë në një situatë në të cilën nuk je dhe shumë e qartë për të vepruar. Megjithatë, nëse je në një marrëdhënie e cila vetëm po zvarritet, ja si mund ta kuptosh që ta vazhdosh nuk ka më asnjë kuptim.

1. Ata anulojnë rregullisht planet

Kur flasim për lidhje nuk përfytyrojmë dikë që rri pret konfirmime apo anulime nga partneri. Nëse në mënyrë të vazhdueshme ai/ajo anullon plane apo justifikohet ndoshta është më mirë të mos investoni më kohë dhe energji nga vetja.

2. Nuk kanë kohë për ty

Më keq se justifikimi është të mos gjejë kohë për ty. Patjetër që ka përjashtime, por nëse nuk arrin t’i balancojë gjërat do të thotë se nuk je ti prioriteti.

3. Të mbajnë larg jetës së tyre

Nuk të përfshijnë tek problemet e jetës së tyre dhe s’bëjnë asnjë përpjekje për ta bërë. Ti ndjen gjatë gjithë kohës një lloj distance që s’është normale.

4. Në një mënyrë a një tjetër, po të mbysin

Ata supozohet të jenë mbështetja juaj më e madhe, por në fakt kthehen në burim të sigurt stresi. Nuk janë kurrë për ty kur duhet të jenë dhe mbi të gjitha i mungon empatia.

5. Ti ke frikë të tregosh si ndihesh

Eshtë e rëndësishme të jesh vetja në një marrëdhënie. Ti ndoshta je duke i dhënë atij versionin që i pëlqen më shumë, por nëse në realitet s’je ai njeri shumë shpejt do të lodhesh.

6.Gjithçka bëhet si duan ata

Ata kanë restorantin e tyre të preferuar edhe nëse ty s’të pëlqen. Kanë axhendën e tyre, kanalin e preferuar, etj, etj. Pra egoizmi ndihet edhe në gjërat më të vogla. Gjithçka do të bëhet sipas mënyrës së tyre.

7. Je gjithmonë ti ajo që e merr inisiativën për gjërat

Je gjithmonë ti ajo/ai që kërkon të takoheni, që bën plane apo rezervon diku. Nga ana tjetër sheh vetëm indiferencë. Nëse gjërat ndodhin, është sepse këmbëngul ti, por kjo s’është e shëndetshme në raportin në çift.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion