Sipas psikologes Elona Çelanji, varësia fizike është më e lehtë për t`u trajtuar dhe kjo lidhet me nikotinën. Sipas saj “Efekti i mungesës së nikotinës mund të zhduket brenda muajit”.
Ndërsa varësia psikologjike e bën më të vështirë lënien e duhanit sepse ajo lidhet me ndjesinë e kënaqësisë. Por ka disa mënyra, sipas psikologes Elona Çelanji, që mund të zbatojmë në mënyrë që edhe nga ana psikologjike njerëzit mund ta lënë duhanin.
- Së pari personi që pi duhan duhet të jetë i vetëdijshëm, përse pi duhan?
- Kush është arsyeja që e bën atë të pi duhan?
- Duhet të gjejë mbështetjen e duhur nga njerëzit e afërt.
- Duhet të dijë se a është i gatshëm ta lërë duhanin?
- Duhet të gjejë kohën më të përshtatshme për ta lënë duhanin.
Sidoqoftë ka disa mjete dhe ‘hile’ që mund t’i ndihmojnë duhanpirësit ta tejkalojnë dëshirën e zjarrtë dhe të vazhdojnë tutje pa e ndezur cigarën. Poshtë do të gjeni gjashtë metoda nga më të mirat dhe shpresojmë se do i praktikoni që duhani të mos jetë pjesë e jetës tuaj.
1. Mentol – Shija e mentolit e bën gojën e duhanpirësit të ndihet e freskët dhe e pastër dhe kjo e mashtron trurin dhe e bën të ndjejë më pak dëshirën për të ndezur cigaren.
2. Pi ujë. Për të kaluar dëshirën për ta ndezur cigaren dhe në të njëjtën kohë për të forcuar qëllimin pozitiv për të qenë më i shëndetshëm, një hile e mirë është që të pish një gotë ujë shumë ngadalë kur goditesh nga dëshira për ta ndezur.
3. Çamçakëz – kjo mund të duket e qartë, por ekspertët thonë se ka një arsye që ata e rekomandojnë çamçakëzin – vërtet funksionon. Shija e çamçakëzit e mban gojën e fresket, kështu duke e bërë pirjen e duhanit më pak atraktive.
4. Ha rrush të kuq ose vjollcë – të hash rrush jo vetëm që është një teknikë për stimulim oral por gjithashtu kimikalet natyrale dhe antioksiduesit në rrush punojnë për t’ju çliruar nga dëshira për ta ndezur cigaren, thotë ekspertja Susan Gayle.
5. Përdor kalendarin – Njeriut i duhen 21 ditë që një lloj mendimi t`i behet proces automatik, diçka që kërkohet për të eliminuar vesin e pirjes së duhanit, thonë ekspertet. Tre javë pa pirë duhan mjaftojnë që kjo veti e mirë të ngulitet në mendje. Por ashtu sikur cilido duhanpirës apo pijanec mund të ta thotë është e vërtetë se ato ditët e para janë më të veshtirat.
6. Përdor ‘patch’ apo çamçakëz nikotinë – jo të gjithë ekspertet pajtohen me dobitë e zëvendesuesve të nikotinës (cigares) që ndryshe e quajnë terapi e zëvendësimit të nikotinës pasi ato nuk e thyejnë fiksimin fizik ndaj duhanit.
Sidoqoftë ato mund të jenë të dobishme në tejkalimin e fiksimit psikologjik ndaj duhanit, që është pjesë e rëndësishme e gjithë kesaj pune. Prapeseprapë ekspertët sugjerojnë se “arnat” (patch, disa i quajnë ngjitëse) apo çamçakëzi duhet të përdoren vetëm në kombinim me konsultimin apo përkrahje grupore sepse nuk ka shumë gjasa që të funksionojnë vetvetiu. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)