Për një fytyrë të bukur dhe lëkurë të pastër duhet shumë përkujdesje. Për ata që e kanë në mënyrë natyrale të tillë është një bekim. Por ka dhe persona të cilët kanë probleme të ndryshme, ku një prej tyre janë dhe pikat e zeza të përqëndruara kryesisht rreth hundës dhe mjekrës.

Produket kushtojnë e madje mund të kërkojnë një kohë të gjatë. Por mundësitë janë të pafundme. Kështu ne mund të kujdesemi dhe në kushtet shtëpiake duke mos shpenzuar në para dhe kohë.PASTRIMI I FYTYRES
 
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” estetistja Blerina Kaca tha “aknet janë pak të trashëguara dhe pak të stimuluara nga faktorët e ambjentit, sidomos për fytyrat e yndyrshme”.

Aknet në qoftë se ne nuk I trajtojmë ato kanë rrezikun të kthehen në një pikë dhjamore ku krijohen vatra infeksioni të qëndrueshme.

Në kushtet shtëpiake ne mund të kujdesemi në pastrimin e fytyrës duke përdorur teknikat e avullit.
 
Sipas estetistes Blerina Kaca avullin nuk duhet ta përdorim në mëngjes apo në drekë.

Ajo tha “avulli i fytyrës duhet të bëhet mbasdite ose në darkë në mënyrë që lëkura jonë të mos ndeshet me ambjentin e jashtëm.

Çka do të thotë që pasi ne i bëjmë avull fytyrës tonë duhet që të mos të dalim nga shtëpia. Kjo është shumë e rëndësishme sipas estetistes Kaca pasi ajo i këshillon të gjitha vajzat dhe gratë që “ kontakti me ambjentin e jashtëm pasi ne kemi bërë avull fytyrës i shkakton asaj më tepër përkeqësim pasi poret e lëkurës janë të hapura”.PASTRIMI I FYTYRES
 
Këshillat bazë për pastrimin e fytyrës në kushtet shtëpiake sipas estetistes Blerina Kaca:
 
  • Avulli i fytyrës duhet të bëhet duke zjerrë në një enë me ujë kamomil, gjethe livando ose gjethe mullage,. Pasi uji ka avulluar duhet ta vendosim fytyrën mbi enën me avull duke vendosur një peshqir sipër kokës. Në këtë mënyrë ne kemi hapur poret e lëkurës tonë.
 
  • Pas avullit me një forcë minimale me duar të pastra duhet të heqim pikat e zeza. Heqja e akneve të zeza duhet të jetë tek ato që janë më të dukshme dhe të lehta për të dalë.

Ato pika të zeza të cilat nuk dalin ne nuk duhet të ushtrojmë forcë pasi ato nuk mund të dalin thjeshtë. Ushtrimi i forcës në lëkurën tonë e dëmton atë.
 
  • Më pas duhet të disifektojmë lekurën.
  • Avulli është i këshillueshëm të bëhet një herë në javë. Një herë në javë duhet bërë avulli dhe një herë në javë duhet bërë skrapi.
 
  • Pasi kemi bërë avullin e lëkurës duhet ta lyejmë fytyrën me tonik.
 
  • Një lëkurë e yndyrshme dhe me akne nuk duhet të përdorë në asnjë mënyrë kremrat dhe produktet që janë për një tip tjetër lëkure. Redaksia Online (m.z/shqiptarja)