Si të hiqni dhimbjet e shpinës me këtë ushtrim të thjeshtë

 Si të hiqni dhimbjet e shpinës me këtë ushtrim të thjeshtë

Dhimbje shpine

Është aq i lehtë sa që mund ta bëni edhe në 35 gradë, madje mund ta bëjnë edhe njerëzit e moshës së tretë. Nëse jeni shumë të zhegitur dhe nuk keni vullnet për stërvitje të rënda, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të kujdeseni për trupin dhe shëndetin.

Edhe në temperatura të larta, edhe në moshën e thyer duhet të ushtroni shputat – nëse ato janë të dobëta, trupi kompenson gjithë ato që shputat nuk janë në gjendje t’i bëjnë. Ushtrimi i shputave mund të lehtësojë dhembjen e shpinës, të forcojë eshtrat e këmbëve dhe të forcojë balancën dhe kontrollin e lëvizjeve tuaja.

Mjafton që të ngriheni në gishta dhe t’i lëshoni shputat në dysheme. Ushtrimet bëni këmbëzbathur, mirëpo kur shputat të forcohen, ushtrimin mund ta bëni në sipërfaqe të pjerrtë kështu që ngritja e thembrës nga dyshemeja do të jetë edhe më e vështirë.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur