Si të kontrollosh peshën? Shumë stërvitje, shumë kalori të djegura.
Ushqimi që konsumojmë për një ditë nuk lidhet menjëherë me shtimin në peshë, por me mënyrën se si ushqehemi prej javësh mund të rezultojë me shtim në peshë
Foto ilustruese
Të gjithëve na ka ndodhur që ndonjëherë na hahet aq shumë saqë kur mbarojmë së ngrëni ndihemi të fryrë dhe menjëherë na shkon mendja tek pesha. Por ka një lajm të mirë pas gjithë kësaj. Ushqimi që konsumojmë për një ditë nuk lidhet menjëherë me shtimin në peshë, por me mënyrën se si ushqehemi prej javësh mund të rezultojë me shtim në peshë.
Hungton Post i referohet dy dietologëve që thonë se shtimi në peshë ndodh thjesht kur kemi një mungesë ekuilibri midis ‘kilojoules’ që përftohen dhe ‘kilojoules’ që digjen. “Kjo nuk ndodh vetëm me një vakt, shtimi në peshë ndodh kur ekuilibri pritet në një periudhë kohe, pra kur ti ha shumë, nuk djeg kalori, dhe çdo javë akumulohen teprica të cilat kthehen në masë dhjamore në trup’. E rëndësishme është që të shijoni të gjitha ushqimet duke ruajtur ekuilibrin dhe të digjni kaloritë.
Sasia e ushqimit që duhet të hamë varet dhe nga individi sepse trupi punon dhe përdor energji për të përfunduar detyrat automatikisht pa menduar, si frymëmarrja. Kaloritë që secili person djeg për të mbajtur trupin në formë, njihet si norma metabolike bazale. Çdo person ka një kërkesë të caktuar për energji, që ndryshon në varësi të faktorëve të shumtë si mosha, gjatësia, sëmundja si dhe aktiviteti zik. Një gjë e rëndësishme është edhe metabolizmi.
Disa persona kanë metabolizëm të mirë dhe nuk vënë peshë kollaj, por këta persona duhet të ushqehen mirë për të baraspeshuar aktivitetet e ditës me nevojat e trupit për ushqim. Kryesorja: Trupi çliron energji kur stërvitemi, që do të thotë: Shumë stërvitje, shumë kalori të djegura.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
32.3%
Vota total: 1721
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rënia në peshë, sa minuta në ditë duhen për të djegur kalori dhe yndyrë?
16 Tetor, 16:32
-
NASA teston mbrojtjen planetare kundër një asteroidi me probabilitet prej 72% të goditjes së Tokës
1 Shtator, 18:44
-
Studimi i OBSH, ja cili sport ju bën të humbi kalori dhe të bini në peshë! Renditja e 5 disiplinave dhe përfitimet
7 Gusht, 08:45
-
Super skuadra që ‘flet’ me vepra! Pamjet kur qeni i policisë zbulon kokainë
7 Qershor, 17:47
-
Stërvitja e NATO-s në Sazan, Forca Detare: Sot dhe nesër mjetet e kanë të ndaluar lundrimin në afërsi të ishullit
30 Tetor 2023, 11:07
-
A duhet të ushtrohemi kur nuk kemi fjetur gjumë mjaftueshëm?
22 Janar 2023, 22:30
-
Gllënka të vogla gjatë apo gllënka të mëdha pas? Zbulohet mënyra më e mirë për të pirë ujë kur stërviteni
23 Nëntor 2022, 21:02
-
Pamjet/ Mbyllet stërvitja GRUPEX, forcat detare shqiptare aftësohen për situatat e luftimeve! Ministri: Shtojmë flotën tonë, gati të presin edhe 'Defender 2023'
27 Maj 2022, 10:04
-
RENEA mes 10 ekipeve elitë në botë, Shqiptarja.com sjell video nga aksionet në Dubai
20 Mars 2022, 12:16
-
Forcat Speciale të ushtrisë sfidojnë terrenin dhe borën, pamje nga stërvitja në Voskopojë
9 Shkurt 2022, 10:28
-
6 gjëra nga të cilat mund të shtojmë peshë dhe ato nuk janë ushqime
2 Janar 2021, 22:40
-
Futbollistët e Vllaznisë bojkotojnë stërvitjen, kërkojnë rrogat e prapambetura, Lici: Brenda dy javëve do t'i jepet zgjidhje
21 Maj 2020, 18:17