Bashkëshortja e ish kryeministrit Ramush Haradinaj është bërë pjesë e spektaklit ‘Dance with me’. E pyetur se si e lejoi bashkëshorti për të marrë pjesë në këtë spektakël, ajo tregoi se nuk është xheloz.
“Po të ishte ai xheloz unë nuk do të isha këtu dhe po të isha unë xheloze nuk do ia kisha dhënë gjithë jetën atij, kështu që bëje balancin vetë tani”, u shpreh Anita.
Çifti janë të martuar prej vitesh dhe kanë dy djem dhe një vajzë.
Komento