Si të mbrohemi nga infeksionet në
pishina, ja këshillat e specialistes

Si të mbrohemi nga infeksionet në<br />pishina, ja këshillat e specialistes
TIRANE - Ambientet e pishinave në kryeqytet janë shtuar, por edhe pse ende nuk ka filluar frekuentim në masë i tyre nga pushuesit, specialistët japinë këshillat që këto ambiente të jenë sa më të sigurta. Drita Mema, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik jep disa rekomandime për menaxherët dhe ata që zgjedhin të lahen nëpër pishina.

Doktoreshë Mema, si është niveli i ndotjes në pishinat tona?
Duke u bazuar në rekomandimet e OBSH për pishinat jemi duke  realizuar një studim 2-3 vjeçar për të parë nëse pishinat kanë faktorë risku për përdoruesit. Këto faktorë vlerësohen mbi treguesit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik të ujit të pishinave.  Cilësia e ujit te pishina krijon kushte për pishina të  shëndetshme dhe të sigurta. Në këtë fillim sezoni disa rekomandime për menaxheret e pishinave  dhe përdoruesit e tyre janë të domosdoshme për të ulur ndotjen, pasi disa prej tyre kanë tregues të ndotjes.

Mënyra e dezinfektimit të pishinave, është ajo e duhura?
Thuajse të gjitha pishinat funksionojnë me sistem klorinimi të tipit manual dhe doja të jepja një këshillë për menaxhuesit e këtyre pishinave që të kalojnë nga sistemi manual në sistem automatik të klorinimit për të realizuar një klorinim më  efektiv.

Personat që merren me trajtimin e ujit në pishina kanë njohuritë e duhura?
Pishinat kanë operatoreë, të cilët kryejnë trajtimin e ujrave të tyre, por është e nevojshme që të bëhet trajnimi i tyre në lidhje me cilësinë e ujit të pishinave dhe rëndësinë e impaktit që jep ai në shëndetin e përdorueseve. Që të bëhet klorinimi i ujit të pishinave duhet që të bëhet matja e parametrave fiziko-kimik të tyre dhe në varësi të tyre, të bëhet trajtimi.

Po përsa i përket raportit persona për sipërfaqe?
Tjetër problem është edhe menaxhimi i numrit të personave në përpjestim me sipërfaqen e pishinës. Shpesh shohim që në një pishinë të ketë frekuentim më të lartë se sa kapaciteti i pishinës. Një pishinë me një kapacitet të caktuar nuk mund të mbajë një pafundësi personash. Ky tregues është i pamenaxhuar. Standarti kombëtar dhe rekomandimet e OBSH japin një norme sipërfaqe për një person 3-4 metra katrorë dhe kjo nuk duhet të shkelet.

Sa të informuar janë personat që shkojnë në pishina dhe sa i zbatojnë ata rregullat?
Nuk është se i zbatojnë shumë, për të mos thënë fare. Ka shumë rëndësi edhe informimi i frekuentueseve të pishinave. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për disa rregulla strikte. Frekuentuesit, se pari duhet te bëjnë dush përpara hyrjes në pishina. Në pishinat e hapura shumë pak persona bëjnë dush para se të hyjnë në pishina.

Në asnjë mënyrë nuk duhet të urinohet brenda në pishinë. Kjo për arsye se ulet sasia e dizinfektantit që përdoret në pishina. Klori që përdoret si dizinfektant, shkatërron amoniakun që ndodhet në ujin e pishinave. Duke formuar disa produkte kimike që quhen kloramina. Këto produkte i japin erë të pakëndshme dhe mbytëse dhe janë edhe irrituese, sidomos në pishinat e mbyllura.

Duket sikur kemi një përqendrim të lartë të klorit, por ndërkohë është krejt e kundërta, kjo erë është nga kloraminat. Kloraminat bëjnë iritimin e lëkurës dhe shkaktojnë infeksione në lëkurë. Duhet bërë kujdes në pishinat ku ka shumë fëmijë, pasi fëmijët janë më të predispozuar për të urinuar në ujë. Duke ulur sasinë e amoniakut ne ulim edhe sasinë e kloraminave, ruajmë përqendrimin  e klorit në ujë.

Gjithashtu perdoruesit e pishinave duhet të kenë parasysh, që të shmangin sa të jetë e mundur përdorimin e kremërave si një nga ndotësit e ujit të pishinave.

Përse duhet shmangur përdorimi i kremërave?
Kremërat duhen shmangur sepse ato rrisin ndotjen në ujë, dhe nga veprimi i tyre me klorin ulet sasia e klorit në ujë.

Çfarë ndotës të tjerë gjenden në pishina përveç amoniakut?
Ndotësit e tjerë në pishina janë: ndotësit mikrobiologjikë dhe ndotësit kimikë. Klori shkatërron gjallesat mikrobiologjike të cilat shkaktojnë infeksione të ndryshme. Klori shkatërron këto gjallesa dhe kloraminat. Duhet theksuar që pas përdorimit të pishinave, në kohën e sezonit banjator, kur frekuentimi është i lartë, dhe sidomos gjatë fund-javës, menaxherët e këtyre pishinave, duhet të bëjnë superklorinim të pishinave në varësi të përqendrimit të klorit të kombinuar (kloraminat).

Superklorinimi është procesi i shtimit të klorit në nivele të larta afërsisht sa dhjetë fishi i nivelit të kloraminave. Ky veprim kryhet, por jo  në mënyrën e duhur, pasi bëjnë thjesht hedhje të klorit, pa matur nivelin e kloraminave. Në këto momente pishina duhet të jetë e mbyllur për banjatorët. Prandaj e theksoj që duhet të ketë operatorë ekspertë dhe të mirëtrajnuar.

NE PËRFUNDIM DUA TË THEKSOJ:
Të gjitha pishinat duhet të kenë rregullore për përdoruesit e pishinave dhe duhet ta vendosin në vende të dukshme për frekuentuesit. Menaxheri i pishinës duhet të kontrolloje zbatimin e kësaj rregulloreje. Nevojitet menaxhim i mirë i cilësisë së ujit të pishinave nga operatorët e pishinave. Duhet me tepër promocion dhe edukim ne media për përdorimin e shëndetshem të pishinave.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit