Si të pastrojmë veshkat me kurën natyrale të qepës

Si të pastrojmë veshkat me kurën natyrale të qepës

Foto ilustruese

Veshkat janë të rëndësishme për nxjerrjen e toksinave jashtë organizmit. Procesi i detoksifikimit të organizmit është aq kompleks dhe ka zanafillën tek veshkat. Përmirësimi i funksioneve të veshkave ka rol vendimtar në shëndetin e të gjjithë organizmit. Problemi është se, falë veseve të këqija, veshkat vuajnë dhe nuk punojnë siç duhet, duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës.

Më poshtë do të mësoni një kurë ideale me qepë e cila forcon veshkat dhe i ndihmon ato të largojnë me shpejtësi toksinat e dëmshme. Qepa është e pasur me vitamina dhe minerale, të cilat e mbështesin dhe mbrojnë organizmin në shumë dimensione. Qepa ka efekt pastrues, shërben si antibiotik dhe ka ndikim diuretik. Të treja këto vlera prekin drejtpërdrejtë shëndetin e veshkës. Përbërësit e qepës krijojnë një mburojë në veshka dhe e mbrojnë atë nga radikalet e lira.
Alicina, një nga përbërësit kryesorë të qepës i jep asaj rolin e një pastrueseje efikase për veshkat. Vitaminat dhe mineralet tek veshka ekuilibrojnë sasinë e lëngjeve në trup dhe të eletktroliteve.

Qepa përmban vitaminat A, B, C dhe E.
Ajo është e pasur me mineralet si kalçiumi, kaliumi, magnezi, sodiumi, silikoni, sulfuri, fosfori, jodi dhe bakri.
Qepa përmban edhe fibër që është e nevojshme për sistemin tretës.
Si Ta Përgatisni Kurën e Qepës
Përbërësit:
2 litra ujë
2 qepë mesatare
3 tufa majdanoz

Lëngu i tre limonëve
Përgatitja:
Ngroheni ujin në një tenxhere.
Qërojini qepët dhe prijini në copa të vogla. Hidhni ujin e ngrohtë në një kavanoz të madh dhe më pas hidhni qepët. Shtoni majdanozin dhe lëngun e limonit. Pas dy orësh, kullojeni lëngun. Lëngu duhet konsumuar në doza të barabarta gjatë ditës. Idealja është që të pihet 5-6 herë gjatë ditës. Efekti diuretik është i fuqishëm, ndaj kjo kurë mund të përdoret tre herë në javë dhe në varësi të detoksifikimit që kërkon ky organ. Rekomandohet që gjatë kurës të shmangni yndyrnat e ngopura dhe sheqerin, të cilat rrisin toksinat në organizëm. Hani më shumë perime dhe fruta me përmbajtje të lartë uji.

Rekomandohet gjithashtu konsumi i bishtajoreve kërpudhave dhe peshkut.
Kujdes:Kjo kurë mund të shkaktojë reagime të padëshiruara tek njerëzit që vuajnë nga refluksi acidik apo irritimi gastrik. Ajo nuk rekomandohet për njerëzit që janë të prekur nga tensioni i ulët sepse e ul më shumë atë. Njerëzit që vuajnë nga hipoglicemia nuk duhet ta përdorin këtë kurë sepse ndikon në nivelin e sheqerit. AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja