Gazetari dhe moderatori i 'Zonë e Lirë', Arian Çani, ka deklaruar se ka humbur plot 20 kilogramë për 7 muaj. Në një intervistë për Ekspress Rozë, Çani u shpreh se mbipesha për të u bë e padurueshme dhe më në fund mori përsipër të dobësohej.
"E bëra me qëllim, sepse nuk po duroja dot mbipeshën që kisha dhe vendosa të braktis të gjithë veset e mia, që kishin të bënin me një gotë verë apo me ushqim të tepruar pas pune. Ndaj hyra në dietë, duke iu rikthyer vrapit dhe sportit. Tani ndihem aq mirë sepse për 7 muaj kam humbur 20 kg”, ka thënë Çani.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com