Si ti lajmë mirë ushqimet
nga pesticidet? Ja mënyra

Si ti lajmë mirë ushqimet<br />nga pesticidet? Ja mënyra<br>
Të gjithë e dinë se frutat dhe perimet janë ndër ushqimet që konsumohen më së shumti, por përmbajnë pesticide. Pjesa më e madhe e njerëzve i blejnë produktet e tyre në supermarket, duke e ditur sasinë e pesticideve që përdoren gjatë kultivimit. Edhe në rast se blihen tek shitësit e thjeshtë, është mirë të siguroheni për të shmangur çdo mbetje që mund të merrni me anë të frutave apo perimeve.

Mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të larguar pesticidet ka nevojë vetëm për ujë, uthull molle, lëng limoni dhe sodë buke. Në një enë duhet të hidhni një filxhan ujë, një filxhan uthull molle, një lugë gjelle sodë buke dhe dy lugë gjelle lëng limoni. E lini për disa minuta dhe më pas e hidhni në një shishe qelqi, nga e cila mund të lani frutat apo perimet për 5 minuta. Së fundmi është e nevojshme që të gjitha të shpërlahen mirë me ujë të bollshëm.


e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE