Si t’i pastroni atletet dhe këpucët e bardha

Si t’i pastroni atletet dhe këpucët e bardha

Kush nuk i do këpucët ose atletet e bardha?

Por megjithatë ne e dimë se sa vështirë është t’i mbajmë ato të pastra dhe të bardha, prandaj shpesh edhe hezitojmë që t’i blejmë një palë të tilla.

Nuk duhet të shqetësoheni më sepse në këtë artikull ne do t’iu tregojmë një truk të thjeshtë që do t’iu ndihmojë të pastroni këpucët tuaja të bardha dhe madje t’i bëni ato më të bardha se kurrë.

Duke përdorur këtë truk të thjeshtë, ju do t’i bëni këpucët tuaja të duken si të reja.

Mbi të gjitha, kjo metodë e pastrimit është shumë e lehtë dhe e shpejtë për ta realizuar. Ajo çfarë ju duhet janë disa përbërës të thjeshtë që me siguri i keni në kuzhinën tuaj – sodë bikarbone dhe uthull.

Këta dy përbërës janë fantastik kur bëhet fjalë për pastrimin, përfshirë edhe këpucët.

Si uthulla, ashtu edhe soda bikarbone kanë veti të fuqishme antibakteriale që do të thotë se do t’ju ndihmojë të hiqni bakteret dhe kërpudhat, shkaku kryesor për erën e keqe.

Ju vetëm duhet t’i ndiqni këto udhëzime të thjeshta që i gjeni më poshtë:

Produktet që ju duhen:

Gjysmë filxhani uthull (125 ml)

Gjysmë filxhani sode buke (60 gram)

Një furçë dhëmbësh

Si ta bëni pastrimin?

Përgatitja është shumë e lehtë, thjesht duhet të përzini uthullën dhe sodën bikarbone derisa të krijoni një masë shkumuese.

Më pas me këtë përzierje pastroni këpucët ose atletet tuaja me furçë. Lërini të qëndrojnë ashtu për rreth gjysmë ore dhe më pas shpëlani me ujë të ftohtë.

Mos i harroni lidhëset e këpucëve

Shumë shpesh, ne harrojmë t’i pastrojmë lidhëset e këpucëve. Kjo është shumë e rëndësishme sepse nëse ato janë të papastra, mund të bëjnë që edhe këpucët më të mira të duken keq.

Kjo është arsyeja që kohë pas kohe duhet t’i pastroni, në rrobalarëse.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Korea e Jugut, avioni doli nga pista dhe shpërtheu  në flakë, momenti kur jepet ndihma e parë

VIDEOLAJM/ Korea e Jugut, avioni doli nga pista dhe shpërtheu  në flakë, momenti kur jepet ndihma e parë