Si t’u riktheni shkëlqimin bizhuterive tuaja pa i dëmtuar

Si t’u riktheni shkëlqimin bizhuterive tuaja pa i dëmtuar

Foto Ilustruese

Parfumi, kremi i trupit, djersa dhe faktorët e tjerë të jashtëm mund të ndërtojnë një shtresë papastërtie në bizhuteritë tuaja, sado të çmuara të jenë ato, qofshin flori apo argjend.

Një herë në disa kohë, të gjitha bizhuteritë kanë nevojë të pastrohen edhe nëse këto të fundit i vendosni me raste e nuk i mbani çdo ditë. Mos nxitoni të blini produkte të shtrenjta që do t’iu rikthejnë shkëlqimin bizhuterive tuaja, kur disa përbërës të thjeshtë që të gjithë i kemi në shtëpi do të bëjnë të njëjtën punë.

Vishni një tas me një letër alumini e në të shtoni një gotë ujë të nxehtë, një lugë gjelle sodë buke, një lugë gjelle kripë dhe një lugë ilaç enësh. Lërini bizhuteritë në këtë përzierje për 15 minuta. Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm e do të shihni si do të shkëlqejnë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave