Dokumentet e reja të publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë në lidhje me çështjen e pedofilit Jeffrey Epstein përmendin emrat e modeleve Gigi dhe Bella Hadid në një email të vitit 2015. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që ndonjëra prej motrave është takuar, ka folur apo është kontaktuar nga Epstein.
Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, emrat e motrave Hadid shfaqen në një email të dhjetorit 2015, i cili duket se është dërguar nga Epstein. Në email, një emër, i cili nuk bëhet publik në versionin e redaktuar, pyet se si Gigi dhe Bella Hadid arritën të bëhen kaq shpejt të njohura në karrierën e tyre si modele dhe çfarë informacioni mbi sfondin e tyre ekziston.
Rreth orës 8:33 të mëngjesit, marrësi i mesazhit e pyet Epstein-in se si motrat Hadid u bënë modele dhe fituan kaq shumë para, duke shtuar: “Nuk e kuptoj.” Gigi ishte 20 vjeçe dhe Bella 19 në vitin 2015, tashmë yje në ngritje përmes IMG Models dhe rrjeteve sociale. Toni i përdorur tregon xhelozi ose dyshim për ngritjen e tyre të shpejtë.
Epstein përgjigjet në mënyrë enigmatike: “Ti e di.” Marrësi hamendëson: “Babai i tyre pagoi agjencinë”. Mohamed Hadid, është ndërtues i pasurive luksoze të paluajtshme, ndërsa nëna e tyre, Yolanda Hadid, është ish-modele dhe personalitet televiziv.
Epstein e hedh poshtë prerazi këtë: “jo.” Më pas, biseda merr një kthesë seksuale që përkon me ca batuta të shkëmbyera. Kur marrësi këmbëngul, “Pra, çfarë bënë ato?!” Epstein e shpërfill si “Nuk ka lidhje me çështjen tënde”, por bashkëbiseduesi thotë: “Nëse ato mundën, pse nuk munda unë.”
Ekspertët thonë se të pasurit e agjentëve të njohur, përfaqësimit ligjor dhe mbikëqyrjes familjare mund t’i ndihmojë modelet e reja në industrinë e modës, gjë që shumë prej tyre nuk e kanë.
Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk ofrojnë asnjë provë që motrat Hadid kanë qenë në kontakt me Epstein. Nuk ka asnjë dëshmi që motrat Hadid kanë qenë në dijeni të këtij emaili.

Komente








