TIRANE- Operacioni për ekstradimin në Itali, ku ishte dënuar me 32.6 vite burg për trafik droge, i biznesmenit nga Fieri, Arben Gropa, ka shumë gjasa që të jetë dekonspiruar. Kjo pasi menjëherë sapo ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka firmosur “pro” ekstradimit të Gropës, pesë ditë pas kësaj firme Arben Gropa është zhdukur nga banesa e tij që ndodhet në rrugën “Ferida Bega” në lagjen “Liri”, dhe policia ende nuk e di vendodhjen e tij.
Askush nuk është në gjendje të shprehet se si është e mundur që Gropa ka qenë në dijeni të firmosjes së ekstradimit të tij drejt Italisë nga ministri Nasip Naço. Gropa, jo vetëm që ka mësuar mbylljen e çështjes së tij, por njëherësh gjatë kësaj kohe ka arritur të thurrë dhe një plan të detajuar për t’u arratisur, duke ju shmangur ekstradimit në Itali.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
Skandali/Arratiset Arben Gropa rrëzohet ekstradimi në Itali