Si u kthye protesta  me gjoksin
jashtë edhe në modë 

Si u kthye protesta  me gjoksin<br />jashtë edhe në modë 
Sivjet ka qenë viti i “gjoksit jashtë”.

Kjo nisi nëpërmjet fushatës “Free the Nipple” e cila lufton për të drejtat e grave që të mund të dalin publikisht toples.

Por, manifestimi nga ana e vipave për këtë fushatë u kthye në një trend edhe në modë.

Rihanna është ajo që kemi parë më shumë me gjoksin jashtë në aktivitete si basketboll, restorante etj.



Ndërsa, në eventin e modës CDFA këngëtarja u shpall fituesja e vitit me një fustan transparent të dizenjuar vetëm me gurë svaroski.

Cara Delevingne është ithtarja më e madhe e të drejtës për të ekspozuar gjoksin dhe ajo shprehet, “gjoksi është një pjesë tjetër e trupit si hunda, buza dhe ne mund t’i zbulojmë sa herë që duam”.

Kendall Jenner ka protestuar në mënyrën e saj gjatë pasarelës së koleksionit të Marc Jacobs vjeshtë 2014.



Edhe koleksioni pranverë 2015 i dizenjuesit Tom Ford ka fustane me gjoksin zbuluar të fshehur modestisht vetëm me disa gurë mbi copën transparente.

Këto fustane u veshën nga Rihanna, Rosie Whitely Huntington, Miley Cyrus dhe Cara Delevingne.

Suki Waterhouse ka dhënë mbështetjen me një fustan transparent nga koleksioni pranverë 2015 i markës Burberry Prosrum.

Scout Willis ka shokuar me daljen e saj publike në rrugët e New Yorkut, protestë të cilën e ka vazhduar edhe në Instagram, por fotoja është fshirë nga policia e Instagramit.



Rumer Willis dhe Russell Simmons dhanë kontributin ndaj rastit në fjalë duke veshur bluza të fushatës.

Por, duke marrë parasysh edhe fotot e bëra publike në rrjetet sociale mund të themi që ky ka qenë viti më i zhveshur sa i përket gjoksit.

Kujtojmë edhe rastin e “Kim Kardashian thyeje internetin”.

Miley nga ana e saj nuk ka rezistuar që të dalë herë pas here toples.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

26/3
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)