Si u realizuan parashikimet e ndryshimeve me Paketën Fiskale

Si u realizuan parashikimet e ndryshimeve me Paketën Fiskale

TIRANE - Amendimet e ligjeve tatimore me efekt nё tё ardhurat e buxhetit pёr vitin 2018 kanё nisur nё fillim tё 6-mujorit tё dytё 2017. Paketa e ndryshimeve ligjore i ёshtё nёnshtruar diskutimit dhe marrjes sё mendimeve nga Ministritё e linjёs, si dhe nga organizatat pёrfaqёsuese dhe grupet e interesuara tё biznesit, duke reflektuar kёrkesat dhe sugjerimet e tyre. Paketa fiskale ёshtё miratuar nё mbledhjen e Kёshillit tё Ministrave nё tetor dhe ёshtё miratuar nga Kuvendi nё dhjetor 2018. Efektet e paketёs fiskale janё marrё nё konsideratё nё planifikimin e tё ardhurave tatimore tё buxhetit 2018, buxhet i cili u miratua pas miratimit tё ndryshimeve nё paketёn fiskale.

Sipas ministrisë së Financave, rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata si produkt me efekte negative në shëndet duke rritur çmimin e shitjes së tyre. Në fakt, është arritur si rezultat ulja e sasisë së importuar të cigareve në masën 250 ton, krahasuar me vitin 2017, si pasojë e rritjes së nivelit të akcizës. Kjo ka sjellë rënie në të ardhurat buxhetore, por është në përputhje me politikën e pakësimit të përdorimit të duhanit, që ka kosto të tjera shëndetësore edhe për shtetin.

Ndërkohë, si pasojë e uljes së pragut të TVSH-së është arritur një rritje e të ardhurave nga TVSH-ja, por jo në nivelin e parashikuar. Nga 1 miliardë lekë të planifikuara, rritja ishte 800 milionë lekë, me një mosrealizim në masën 200 milionë lekë.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan