Si u zbulua korrupsioni për tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë, sekretarja e përgjithshme dhe specialistja u kapën rastësisht duke përgjuar një tjetër zyrtar! GJKKO i lë në burg

Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialistja Laura Shteto ranë rastësisht në rrjetën e përgjimeve të Prokurorisë së Posaçme të korrupsionit teksa po kryhej hetimi për një tjetër person.

Report Tv mëson se SPAK ka regjistruar në janar të këtij viti procedimin për një tjetër zyrtar të kësaj ministrie dhe ishte në përgjim të tij për korrupsion. Por teksa dëgjonte bisedat, në flagrancë ranë sekretarja e përgjithshme e ministrisë dhe specialistja Shteto për një ryshfet 330 mijë lekë të një tenderi në emër të kompanisë ‘Dricons’.

Gjykata e Posaçme vendosën që të dyja zytaret të qendrojnë në masën arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre zgjati mbi 90 minuta, ndërsa dy të arrestuarat nuk kanë folur para gjykatës.

Fillimisht avokatët kërkuan të njihen me dosjen hetimore të prokurorisë.

Avokatja e Joana Duros, Antoneta Sevdari tha se Duro ishte nënë e dy fëmijëve të mitur që kanë nevojë për përkujdesjen e saj, ndërsa avokati Emir Beta që mbronte të arrestuarën Laura Shteto tha se ajo është me probleme shëndetësore dhe nënë e dy fëmijëve. Të dy avokatët kërkuan që të arrestuarat të hetohen në masë më të butë sigurie. Pasi u tërhoq për vendim gjyqtarja e çështjes vendosi të pranojë kërkesën e SPAK duke i lënë në burg. Të martën pritet të dalin sërish para gjykatës.

Administratori i kompanisë që fitoi tenderin Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi. Duro u arrestua bashkë me Shteton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  'DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Shteto dhe inixhinieri i kompanisë 'DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi. Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë 'DRICONS’, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
Ryshfet 330 mijë lekë për tenderin 670 mijë lekë, lihen në burg Sekretarja e Përgjithshme e 'Shëndetësisë' dhe zyrtarja tjetër

TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro doli ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme, ku mësoi masën e sigurisë 'arrest me burg'. Edhe specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Luara Shteto është lënë në burg.

Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  'DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria për tenderin, kompania fituese ka ofruar 672.457.60 lekë. 

Dy zyrtaret akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Hetimet e SPAK për korrupsionin me tenderin e Ministrinë e Shëndetësisë kanë çuar edhe në ndalimin e administratorit të kompanisë, 'DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi.

Skema e korrupsionit
Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi dyshohet se janë personat që ndërhynë duke i dhënë Joana Duros, 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore. Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë është shpallur në 1 qershor, ndërsa SPAK ka ndërhyrë në datën 2 qershor teksa u dha ryshfeti.

Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon, inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Shteto dhe inixhinieri i kompanisë 'DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi.  Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë 'DRICONS’, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndaj Vladimir Topit dhe inixhinierit të kompanisë së tij, rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REALI: 06/06/2023 09:04

    "KORUPSION", ky term taktik, realisht nenkupton vrasje me dashje, emigracion, drogim, depresion, pasurim te gjyqtarve, pushtetarve, partive banda, varferi etj. Vijimi eshte perdorimi si skenarve me zbutje ndeshkimi deri lirim dhe forcim te anti humanizmit ne shtetin Shqiptar. Pra shqiptaret mos presin Hitleri, Zerven ose dronat rus qe te veprojne, ne token Shqiptare tashme aktiv jane :gjyqtaret, avukatet, partit banda, pushtetaret ne rradhet e te cilve strehohen "luftetaret" antishqiptar. Ky eshte realiteti. SHBA kehtu i trajton kur cfaqet "KORUPSIONI", terapia qe perdor " ndeshkim me tolerac 00000".

    Përgjigju
  • Jo: 06/06/2023 04:53

    Po zyrtari tjetër u la pasdore dhe nuk e kapet se u pagoi? Dekonspirim për peshk me të vogël.

    Përgjigju
  • Iris: 06/06/2023 03:42

    Ky eshte rasti i dyte ne mos gaboj, qe SPAKU peshkon aksidentalisht individe te tjere pa lidhje direkte me shenjestren e pergjimeve.Ju kujtohet ai mjeku? Kushedi cfare xhevaire do te dilnin sikur pergjimet te ishin me te shumta me shtrirje me te gjere,por pastaj do te dilte dikush e do te thoshte qe po kthehemi ne diktature qe pergjon cdo njeri.

    Përgjigju
  • Lok: 05/06/2023 18:42

    Per te zhvatur, nuk ishin nena, e as te semura..fare e keqe..shif ke kane avokat dhe merret vesh

    Përgjigju
  • Bledi.fr: 05/06/2023 18:29

    Po kur kane femij te vegjël te mendojnë pak edhe pwr ta mos ta kene mendjen vetëm per te vjedhur, pastaj avokati thotë qe eshte e semure, pse nuk rri ne kemp kur eshte e semure pse punon ne administrate dhe i ze vendin ndonje specialisti qe mbase edhe nuk vjedh. Çfarë behet kështu more aman, 6 milion tender ne total dhe 3.3 milion i marrin keta, me mire te futen aksioner.

    Përgjigju
  • Alb: 05/06/2023 18:19

    Po pse nuk menduan më parë që kanë fëmijë dhe nuk janë mirë nga gjendja shëndetësore? Apo as nuk e imagjinonin që të bënin ndonjëherë burg?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës