Panik në Siçili, shpërthen vullkani Etna

Vullkani Etna në ishullin e Siçilisë, në jug të Italisë, ka shpërthyer sërish duke “vjellë” hi dhe llavë. Etna prej muajsh nuk ka qenë aktiv por u aktivizua papritur dhe Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit.

Vullkani më i lartë dhe më aktiv i Evropës shpërtheu në orën 3 të mëngjesit dhe lumenjë llave zbritën në pjerrësinë e zonës juglindore të malit. Për momentin aeroporti i Katanias është ende i hapur dhe sipas zyrtarëve lokal nuk ka ende ndonjë rrezik për banorët e vendbanimeve në afërsi të malit. 

I vjetër 700 mijë vjeçar dhe 38 km i gjerë, vullkani prodhon çdo vit rreth 7 milion ton dioksid karboni. Shpërthimi i fundit dhe më i madh i vullkanit ka ndodhur në vitin 1992 kur llava vërshoi drejt qytetit Zafferana me 7 mijë banorë./Përgatiti Ilir Çuçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 01/06/2019 13:07

    Dioksidi i karbonit qe prodhon njeriu nuk eshte asgjë perpara këtij “Titani” prohistorik. 7 milion tonë në vit.. Prandaj ato qe na thonë qe njeriu eshte arsyeja e shkaterrimit te planetit nuk eshte e vërtetë. Por e vërtetë eshte se njeriu shkaterron jetën e tij. Atë të planetit e shkatërron Dielli.

    Përgjigju
    • adamo311: 07/06/2019 02:06

      Ju keni permendur nje fakt (7 milion ton), por une dua te them se une pajtohen plotesisht me ju! PS: Me keni ndihmuar shume, ne fakt une deri me tani nuk kam kuptuar pse ata te cilet gjoja ekspert (NJERZ) i mohojn faktet!!!??? Faleminderit.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin