Juventusi vazhdon serinë e rezultateve pozitive në Serinë A, këtë herë radhën për t'u mposhtur nga "Zonja e Vjetër" e ka pasur ekipi Sienës me rezultatin 1-2. Edhe pse e dominuan ndeshjen, bardh e zinjtë me vështirësi arritën të rrëmbejnë tre pikët nga ky takim.
Goli i parë erdhi në minutën e 14' me Andrea Pirlon pas një goditje të lirë të ekzekutuar me mjeshtëri duke mposhtur portierin. Pas avantazhit, Juventusi nuk është ndaluar duke tentuar për të dyfishuar rezultatin, por vendasit neutralizojnë me kujdes aksionet duke u rreshtuar të gjithë në mbrojtje. Në fundin e pjesës së parë Pirlo ka një tjetër rast të artë për të shënuar por tranversa e ndalon.
Atë që se realizon Pirlo për Juven, e realizon Calaio për vendasit e Sienës që barazon rezultatin.
Në pjesën e dytë bardh e zinjtë krijojnë shumë në fushë, por mungon finalizimi i saktë i aksioneve duke humbur disa raste për shënim. "Zonja e Vjetër" vuan shumë derisa 5 minuta nga fundi shënon golin e fitores me Klaudio Markizion, i cili ishte heroi i ndeshjes. Me këtë fitore Juventusi mban kreun e Serie A me 19 pikë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com