Izolimi i kokave të krimit/ Gjonaj mbledh Kontrollin e Burgjeve (Porositë)

Izolimi i kokave të krimit/ Gjonaj mbledh Kontrollin e Burgjeve (Porositë)

TIRANE-Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje. Në mbledhjen me dyer të mbyllura çështjet kryesore të ngritura nga ministrja Gjonaj ishin ato të sigurisë në sistemin e burgje dhe në kryerjen e veprimtarisë nga ana e SHKBB-së për parandalimin dhe monitorimin e veprimtarisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Zyra e shtypit njofton se mbledhja gjithashtu ka pasur të bëjë dhe me regjimin e posaçëm për kokat e krimit që do të izolohen sipas ligjit italian dhe masat që duhet të marren nga punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në burgje, për zbatimin e tij.

Kjo mbledhje vjen edhe në kuadër të masave të shtuara te sigurisë së burgjeve edhe të ngjarjeve të fundit ku janë kapur nga forcat e Policisë së Burgjeve dhe SHKBB-ja, një sërë sendesh të ndaluara. Ndërkohë që në interpelancën e zhvilluar në Kuvend ditën e enjte, Lefter Maliqi lështoi akuza të forta në drejtim të drejtorit të Burgjeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?