Siguria e fëmijëve nga interneti/UNICEF: Investime më të fokusuara dhe bashkëpunim më të madh

Siguria e fëmijëve nga interneti/UNICEF: Investime më të fokusuara dhe bashkëpunim më të madh

Përfaqësuesit e UNICEF në Shqipëri

Pavarësisht përfitimeve të mëdha të aksesit në internetit, fëmijët dhe të rinjtë mund të ndeshen me rreziqe të shumta gjatë përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, siç është ekspozimi ndaj përmbajtjeve dhe kontakteve të papërshtatshme, apo shkelja e privatësisë së tyre.

Këto rreziqe në internet mund të shkaktojnë ndikime negative te fëmijët, të cilat mund të shkelin të drejtat e tyre, që nga të drejtat e tyre për mbrojtjen nga shfrytëzimi dhe dhuna seksuale deri te e drejta e tyre e privatësisë.

Në fund të muajit prill të këtij viti, UNICEF në bashkëpunim me Qeverinë, prezantoi zyrtarisht një program shumëvjeçar #jamisigurtnëinternet, për të shtuar përpjekjet e përgjithshme për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual (CSEA) në internet në Shqipëri.

Përfshirja së fundmi e mbrojtjes së fëmijëve në internet në legjislacionin shqiptar, mosnjohja e e kësaj fushe (përmbajtja e dëmshme dhe e paligjshme në internet) nga ana e institucioneve arsimore dhe institucioneve të tjera publike, kanë nxjerrë në pah nevojën për një shqyrtim të kujdesshëm të situatës aktuale dhe trajton sfidat me të cilat përballen institucionet, mësuesit, kujdestarët, prindërit dhe vetë fëmijët.

Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të thellë për Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e përpjekjeve të saj për të zhvilluar më tej rolin e mekanizmave kombëtarë për promovimin e internetit më të sigurt për të gjithë fëmijët në vend. UNICEF do të vazhdojë të ofrojë udhëheqjen e tij në planin kombëtar të veprimit të sigurisë në internet dhe do të vazhdojë të nxisë një frymë bashkëpunimi midis partnerëve të ndryshëm duke përfshirë sektorin privat për të kuptuar më mirë se çfarë mund të dëmtojë fëmijët në internet dhe cila është mënyra më e mirë për t'i mbrojtur.

Dr Roberto De Bernardi, Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri

Sot, në këtë takim shume- palësh pjesëmarrësit diskutuan për masat e mbrojtjes së fëmijëve nga aksesi në materiale me përmbajtje të dëmshme ose të paligjshme në internet. Autoritetet kombëtare dhe palët kyçe propozuan rekomandime konkrete për mbrojtjen e fëmijëve nga aksesi në materiale me përmbajtje të dëmshme dhe/ose të paligjshme në internet, për të siguruar mbrojtje efikase të fëmijëve në internet.

Rezultatet e diskutimeve do të informojnë hartimin e akteve nënligjore të kërkuara nga Neni 27 i Ligjit për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, që udhëhiqet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e mbështetur nga UNICEF së bashku me Shërbimin Ligjor Falas.

Për të mbrojtur fëmijët online UNICEF po i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës; Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve; Institutin e Zhvillimit të Arsimit; Sektorin Privat (Ofruesit e Shërbimeve të Internetit), prindërit dhe kujdestarët, mësuesit e shkollave, për të mbrojtur më mirë fëmijët nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual në internet, duke u dhënë të gjithë fëmijëve mundësi për të përfituar nga mundësitë e ofruara nga TIK.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)