Shmangia e përballjeve aksidentale që mund të ndodhin mes ushtarëve izraelitë dhe atyre ruse që janë angazhuar në krah të Bashar al-Assad në Siri.

Është kryefjala e bisedimeve mes kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i cili u takua në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.
 
Gjatë takimit Netanyahu i shprehu presidentit rus një shqetësim se Irani dhe Siria po armatosin organizata terroriste të cilat pritet të sulmojnë Izraelin.
 
Muajt e fundit, Irani dhe Siria janë duke armatosur organizatën terroriste radikale Hezbollah me armatime të një teknologjie të përparuar që kanë në shënjestër Izraelin”, deklaroi Netanyahu.
 
Nga ana e tij, Putin ka siguruar kryeministrin izraelit se çdo veprim i Moskës në rajon do të jetë i kujdesshëm dhe me përgjegjshmërinë maksimale.
 
“Çdo aksion i Rusisë në rajon ka qenë dhe do të mbetet i përgjegjshëm. Ne jemi në dijeni për artilerinë që shënjestron Izraelin. E dënojmë atë dhe e di që këto sulme ndërmerren nga sisteme dhe struktura jozyrtare”, tha Putin.
 
Sipas “Washington Times” në këtë takim u diskutua mbi çështjet e sigurisë që shqetësojnë Izraelin në kufirin me Sirinë.
 
Armatimet e shumta ruse që po vërshojnë drejt Sirisë, do të përfundojnë në duart e Hezbollah-ut, që lufton në Siri po për Basha al-Assad dhe kjo do të vështirësonte operacionet ajrore izralite kundër bazave të kësaj organizate në Siri.
 
Sipas mediave lokaleve gjatë bisedimeve mes Putinit dhe Netanyahu janë shoqëruar nga shefi I shtabit të ushtrisë izraelite, Gadi Eizenkot dhe kreu i inteligjencës ushtarake, Herzl Halevi.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)