Siguria e pushuesve gjatë sezonit turistik, nisin kontrollet për 184 stacionet e plazhit në Vlorë

Ditën e sotme, në rrethin e Vlorës, Agjencia e Bregdetit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake ka filluar verifikimin e kontratave dhe lejeve nëpër stacionet e plazhit.

Verifikimet do të përqendrohen në verifikimin e metrave katrorë, në plotësimin e infrastrukturës si dhe verifikimin e sigurisë, konkretisht në kontrollet për rojet e vrojtimit si dhe kufizueset për korridoret e hyrjes dhe daljes së mjeteve lundruese në breg.

Verifikimi ka nisur për 54 kontrata me plazhin e ri.

Ndërkohë, aksioni do vijojë për 184 stacionet e plazhit në rrethin e Vlorës.

Kujtojmë se temperaturat e larta të fillim qershorit kanë shtuar numrin e pushuesve dhe turistëve që zgjedhin për të pushuar në bregdetin e Vlorës.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja