Siguria e Shqipëri-Serbi i besohet
oficerit që s’e 'pa' dhunën në Beograd

Siguria e Shqipëri-Serbi i besohet<br />oficerit që s’e 'pa' dhunën në Beograd
FSHF dorëzon çelësat, përgjegjës për gjithçka që do të ndodhë më 8 tetor në Elbasan në ndeshjen Shqipëri-Serbi do të jetë UEFA dhe Kenny Scott. Britaniku, shef ekzekutiv i kompanisë Sports Safety Solutions është një emër i njohur për shqiptarët, serbët, por edhe në Europë, pasi shërben në rolin e Oficerit të Sigurisë për UEFA-n.

Kenny Scott pas mbërritjes të enjten në Shqipëri kryesoi një mbledhje në bashkëpunim me institucionet shqiptare dhe ato serbe për mbarëvajtjen e ndeshjes me dy ekipeve dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe.

Por paragjykimet fillojnë në momentin që mëson se emri që do të përgjigjet për sigurinë e ndeshjes lidhet me dhunën në Beograd. Ishte pikërisht Kenny Scott ai që një vit më parë nuk ‘dëgjoi’ dhe ‘shikoi’ atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit, dhunën fizike dhe verbale ndaj shqiptarëve me thirrje dhe goditje me sende të forta.

Britaniku ishte oficeri i sigurisë së UEFA-s që kërkoi vazhdimin e takimit nga arbitri kryesor, që ishte po ashtu anglez, Atkinston. Dokumentet me deklaratat e anglezit Kenny Scott u bënë publike nga tabulatet e zbardhura nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, ku sqarohet edhe pozicioni dhe mendimi i Kenny Scott në lidhje me ndeshjen.

Në dokumentin e CAS, në pikën 25 theksohet se zyrtarët e UEFA-s ishin në diskutime të vazhdueshme me Qendrën e Ndeshjeve të UEFA-s në Nyon, veçanërisht me zotin Kenny Scott, Këshilltar dhe Oficerin e Sigurisë pranë UEFA-s.

Ndërsa në pikën 26 citohet dëshmia e Scott. “I thashë oficerit të sigurisë dhe gjyqtarit të takimit se Qendra e Ndeshjeve pranë UEFA-s, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Aktiviteteve zoti Marchetti që takimi duhej të vazhdonte nëse ishte e mundur, por natyrisht vendimi final do të merrej nga gjyqtari”.

Ngulmimi i Kenny Scott që ndeshja në Beograd duhet të vazhdonte pavarësisht dhunës theksohet edhe në dëshminë e delegatit të ndeshjes në Beograd, Harry Been, i cili në raportin e CAS shprehet se “qëndrimi i UEFA-s ishte që ndeshja të vazhdonte.

Të bëhej e pamundura që takimi të rifillonte”. Qëndrimi i anglezit, Kenny Scott në ndeshjen e parë në Beograd lë shumë pikëpyetje për ndeshjen e 8 tetorit dhe rrjedhën e ngjarjeve. 

Faksimile e dokumentit të CAS

CAS

d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim