TIRANE - Bizneset që operojnë në vende të konsideruara me rrezik të lartë për sigurinë, me mbi 50 punonjës, me xhiro vjetore mbi 10 milionë lekë, apo që e ushtrojnë aktivitetin natën, do të detyrohen të vendosin kamera. Cilido prej tyre që nuk e respekton këtë detyrim ligjor rrezikon të penalizohet me gjobë deri 20 mijë lekë (për biznesin e vogël), e deri 100 mijë lekë (për biznesin e madh). Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvend, projektligjin për “Masat Shtesë të Sigurisë Publike”, ku përcakton subjektet private që do kenë detyrimin ligjor për të monitoruar ambientet përkatëse me telekamera, si dhe penalitetet ndaj atyre që nuk e respektojnë këtë detyrim. “Mosmarrja e masave shtesë të sigurisë, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë, si më poshtë vijon: Për biznesin e madh, masa e gjobës është nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë; Për biznesin e vogël, masa e gjobës është nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë”, përcakton drafti.
Subjektet
Në projektligj janë paracaktuar bizneset që do kenë detyrimin për të shtuar masat e sigurisë, të cilat do të kategorizohen si të tilla nga Policia e Shtetit. Sipas draftit, në këtë kategori do përfshihen subjektet që kanë selinë e mjediset e punës dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në vende të ekspozuara ndaj rrezikut të shtuar për sigurinë. Po ashtu, subjektet që kanë mbi 50 punonjës apo frekuentues, me xhiro vjetore mbi 100 milionë lekë, si dhe ato që operojnë gjatë orëve të natës. Në këtë kategori do të përfshihen edhe kompanitë që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit, por dhe subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, si shkolla, kënde lojërash dhe që vlerësohen nga Policia e Shtetit si burim rreziku i shtuar (bashkë me subjektet që kryejnë veprimtari të transportit publik për udhëtarët, nxënësit dhe për mallrat e rrezikshme).
Masat shtesë të sigurisë
Masat shtesë të sigurisë do të jenë disa dhe gjithashtu përcaktohen në projektligj. “Përdorimi i sistemit të kamerave të tipit ÇTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, që ruajnë imazhet filmike në NRV/Server deri në 2 muaj; Përdorimi i pajisjeve elektronike të teknologjisë së lartë për identifikimin, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli, reader, GPS etj); Lidhja direkt e sinjalit për ruajtjen e objektit me sallat e komandimit dhe informacionit të Policisë së Shtetit; Përdorimi i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF)”, thuhet në projektligj.
Faktorët për vlerësimin e rrezikut
Policia e Shtetit bën analizën e vlerësimit të rrezikut dhe kategorizon subjektet me risk të artë duke vlerësuar nëse veprimtaria e subjektit, ka qenë objekt i sulmeve të vazhdueshme kriminale, si dhe duke u bazuar te ngjarjet kriminale që kanë cenuar sigurinë e subjektit në 5 vitet e fundit. Ekspozimi i mjediseve e të aktivitetit të subjektit ndaj elementëve kriminalë është një tjetër element që merret parasysh në kategorizimin si subjekt me risk, ashtu si dhe frekuentimin e lokaleve e të mjediseve nga personat me precedent kriminal dhe penal. Një tjetër element është lloji i veprimtarisë si dhe distanca e objektit ku ushtrohet veprimtaria nga njësia policore apo qendrat e banuara. “Subjektet e përcaktuara në këtë ligj vendosin masat shtesë të sigurisë, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe brenda këtij afati aplikojnë për t’u pajisur me “Vërtetim sigurie”. Sanksionet e parashikuara në nenin 17 zbatohen me kalimin e 1 viti, nga hyrja në fuqi e këtij ligji”, përcakton drafti.
Projektligji përmban 4 krerë dhe 21 nene.
Në nenin 4 janë përcaktuar subjektet private që detyrohen të marrin masa shtesë sigurie, të cilat janë:
a) subjektet që kanë selinë, mjediset e punës dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në vende të ekspozuara ndaj rrezikut të shtuar për sigurinë, sipas vlerësimit të analizës së riskut të bërë nga Policia e Shtetit;
b) subjektet që kanë mbi 50 punonjës dhe/ose frekuentues që, në mënyrë të vazhdueshme, akomodohen apo frekuentojnë në të njëjtën kohë një mjedis të hapur ose të mbyllur;
c) subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar nga ora 23:00 deri 06:00;
ç) subjektet që kanë aktivitet ekonomik, xhiroja vjetore e së cilës është mbi 10 milionë lekë;
d) subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit;
dh) subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, si: shkolla, kënde lojërash dhe që vlerësohen nga Policia e Shtetit si burim rreziku i shtuar;
e) subjektet që kryejnë veprimtari transporti publik (udhëtarësh, nxënësish) dhe të mallrave të rrezikshme.
Në nenin 5 parashikohet detyrimi i subjekteve publike për marrjen e masave shtesë të sigurisë në sheshet publike, parqet, këndet e lojërave, parkimet, në mjediset e hapura apo të mbyllura që kanë në administrim apo pronësi dhe që sipas vlerësimit të Policisë së Shtetit përbëjnë burim rreziku të shtuar për rendin dhe sigurinë publike.
Në nenin 12 është parashikuar procedura për pajisjen me sisteme sigurie ku subjektet për vendosjen dhe mirëmbajtjen e sistemit të kamerave dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë duhet të jenë të regjistruara në Regjistrin Kombëtar Tregtar dhe në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
Në nenin 16 janë parashikuar sanksionet për kategorinë e subjekteve, të cilat shkelin detyrimet që i ngarkon ky projektligj. Duke pasur si synim ndërgjegjësimin e subjekteve për rëndësinë e marrjes së masave shtesë të sigurisë, janë vendosur sanksione mbi subjektet të cilat nuk i kanë marrë masat shtesë të sigurisë, duke u vendosur subjekteve private gjobë, sipas kategorive të bizneseve dhe konkretisht për biznesin e madh, nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë dhe për biznesin e vogël nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë.
Gjithashtu, si sanksion është dhe heqja e “Vërtetimit të sigurisë”, nëse pas 60 ditëve nga vendosja e gjobës, subjekti nuk përmbush detyrimet e përcaktuara në projektligj dhe si masë e fundit është dhe njoftimi i autoritetit përgjegjës për pezullimin/mbylljen e aktivitetit të subjektit që nuk përmbush detyrimet.
Sanksionet e përcaktuara në këtë projektligj zbatohen me kalimin e 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com