"Sipas të dhënave të fundit, 43% e eksproteve të Shqipërisë shkojnë në drejtim të Italisë, ndërsa 49% e importeve në Shqipëri vijnë nga Italia. Unë mendoj se Shqipëria nuk duhet të humbasë vlerën e jashtëzakonshme që ka me produktet lokale. Dy vendet tona kanë mundësi të mëdha për të punuar së bashku edhe në këtë sektor"-thekson ai.
Ndërsa Federico Puizzarotti, kryetar i bashkisë së Parmës, u ndal në bashkëpunimin mes dy vendeve për sektorin Agro-ushqimor.
"Këtë vit, kemi zgjedhur Shqiëprinë, konkretisht Tiranën, fillimisht duke u nisur nga raporti i mirë mes dy vendeve tona. Së dyti, do të kemi takime me kryebashkiakun e Tiranës dhe përfaqësues të qeverisë, për të forcuar bashkëpunimin, në mënyrë që të rrisim cilësinë e produkteve bujqësore"-shprehet ai.
Arbian Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, u shpreh se ka shumë për të mësuar në prej fushave të ekselencës së Italisë.
"Ndërveprimi që kemi me Italinë, ka qenë tej mase i rëndësishëm për kulturën, veçanërisht kulturën e kulinarisë. Sot kemi mës humb se 30 shefa italianë të cilët punojnë në restorantet e qytetit. Këta kanë sjellë një hov dhe përmirësim të kulinarisë dhe rritjes së turizmit në qytet"-tha ai.
Projekti “Me Verdin në Botë" promovon ndërthurjen mes traditës së muzikës klasike italiane dhe ekselencave të tjera “made in Italy”, duke favorizuar mundësi takimi mes botës së kulturës dhe të biznesit, që të mund të sjellin përfitime konkrete për të dy sektorët.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO










