Siguria ushqimore ka qenë tema e seancës dëgjimore me ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti në Komisionin e Integrimit.

Gjatë kësaj seance, nënkryetari i Komisionit për Integrimin, Taulant Balla tha se siguria ushqimore është në vëmendjen e opinionit publik dhe se në mbështetje të fermerëve janë vënë 71 milion euro.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti, tha se raport-progresi sugjeron hapat që duhen marrë dhe se për sigurinë ushqimore duhet kompletim i ligjit.

"Jemi duke krijuar Bordin Kombëtar të Ushqimit. Kërkohet shtimi i laboratorëve dhe pajisjeve laboratorike. Për sigurinë ushqimore është e nevojshme një platformë kombëtare e ushqimit", është shprehur ministri Panariti.

Nga ana tjetër deputeti Taulant Balla ka kërkuar që Ministria e Bujqësisë, të sjellë sa më shpejt në kuvend draftin e kompletuar.

"Silleni këtë ligj sa më shpejt në Kuvend. Nuk ka patriotizëm me bukën e miellin që hyn në Shqipëri. Të rritet kontrolli në dogana për çdo lloj mielli që importohet", është shprehur Balla

ATSH