Siguria ushqimore nën temperaturat e larta/ Qytetarët të shqetësuar: Zoti na ruajt çfarë konsumojmë

Me rritjen e temperaturave kujdesi ndaj produkteve që konsumojmë është dhe më i lartë. Në këtë periudhë siguria ushqimore dhe cilësia e produkteve vihet shpesh në pikëpyetje pasi jo pak herë janë konstatuar probleme serioze, probleme që lidhen kryesisht me higjienën, vështirësinë për të ruajtur të freskëta produktet dhe kushtet në të cilat ato tregtohen.

Tregtarët shprehen për Report tv, se kanë nisur të marrin masat e para, duke hequr nga tregjet produkte që nuk u rezistojnë temperaturave dhe të marrin sasi më të pakët. "Duhet të kemi kujdes nga temperaturat e larta të sezonit, edhe konsumatorët edhe tregtarët. Ne kemi hequr artikujt e lëngshëm si gjizë, salcë kosi, djathërat, etj.

Nuk i përdorim se duan frigorifer, ndërsa zarzavatja nuk prish punë, vetëm se temperaturat e larta ndryshojnë cilësinë dhe ulin çmimin. Nuk ka rrezik infeksioni. Qershia nuk duron më shumë se 24 orë, ne marrim aq sa konsumohet dhe shumë artikuj kufizohemi. Për cdo lloj artikulli duhet kujdes nga temperaturat".

Ndërsa qytetarët vazhdojnë të jenë të shqetësuar sa i përket sigurisë ushqimore dhe produkteve që konsumojnë. "Duhen të ruhen në kushtet e dyqanit, atëherë mund të jemi të sigurt. Pisllëqet nëpër botë i sjellin këtu, Zoti na ruajt se cfarë hamë" thanë ata.

Sakaq, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar ditën e sotme rreth 20 ton lëngjesh frutash të cilat vinin nga Serbia për tu tregtuar në Shqipëri. Produkteve u kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e kohës deri në datën e skadimit, dhe për rrjedhojë nuk plotësonin kërkesat ligjore për sigurinë e konsumatorit. Ndërkohë, janë kthyer në vendin e origjinë edhe dy ngarkesa të mëdha kripe për përdorim të përditshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër