Sigurimet, 10% më shumë për
jetën, 65% më pak pagesa dëmi

Sigurimet, 10% më shumë për<br />jetën, 65% më pak pagesa dëmi
TIRANE - Veprimtaria e sigurimit të Jetës, gjatë periudhës janar-korrik 2013 rezultoi në rritje, ndryshe nga sa po ndodh me pjesën tjetër të tregut atë të Jo-Jetës. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për këtë periudhë, krahasuar me të njëjtën e një viti më parë, primet e shkruara bruto arritën vlerën e rreth 547 milionë lekëve, ose rreth 10.10% më shumë.

Por, pavarësisht kësaj performance pozitive, dëmet e pagura për periudhën janar-korrik nga kompanitë e sigurimit që operojnë në këtë treg ishin rreth 65% më të ulëta, gjë që tregon për mungesën e aftësisë apo dëshirës së kompanive për të shlyer detyrimet ndaj të siguruarve.

Rritja e “Jetës” ka ardhur kryesisht nga sigurimi i “Jetë debitori” që është një sigurim që paguhet kur merret hua pranë bankave dhe që për periudhën janar-korrik 2013 u rrit me rreth 28%. Ky sigurim për të njëjtën periudhë ka rritur edhe peshën ndaj totalit, duke e çuar në rreth 63%, nga rreth 54.5% që zinte në vitin e kaluar. Sa i përket ecurisë së primeve të shkruara bruto sipas kompanive që operojnë në treg vihet re se vetëm INSIG vazhdon të shënojë rënie.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë