Sigurimet, paguhen 63 %
më pak dëme për “jetën”

Sigurimet, paguhen 63 %<br />më pak dëme për “jetën”
TIRANE- Gjashtë muajt e parë të vitit kanë rezultuar mjaft pozitivë për sigurimet e “Jetës”. Të dhënat e raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se ky segment u rrit me 15 për qind në krahasim me periudhën janar-qershor të vitit 2012, ndryshe nga çfarë po ndodh me “Jo-Jetën”. Primet e shkruara bruto arritën vlerën e  rreth 470 milionë lekëve. Rritja e këtij sektori i detyrohet në pjesën më të madhe produktit “Jetë Debitori” që zë mbi 63% të tregut dhe që për 6-mujorin e parë të 2013-ës u rrit me 34%. Ky është një produkt që lidhet drejtpërdrejtë me kreditimin, pasi renditet si një ndër kushtet që huamarrësi duhet të paguajë për të marrë kredinë.

Por, rezultat janë të kundërta sa i përket pagesës së dëmeve që kanë shënuar rënie shumë të fortë me rreth 63%, duke e llogaritur vlerën në total në rreth 28 milionë lekë, një shifër shumë e ulët kjo që tregon edhe një herë se kush është ngërçi i vërtet i tregut të sigurimeve ( pra niveli shumë i ulët i pagesës së dëmeve që në total për tregun ra me rreth 9%).

Sa i përket ecurisë së tri kompanive që operojnë në këtë segment, nga të dhënat bie në sy rënie e ndjeshme e primeve të shkruara bruto të kompanisë me aksione shtetërore INSIG ( rreth 28%). Ka performuar mirë gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti Sigal Life Uniqa Group Austia, primet e së cilës u rritën me rreth 42%, ndërsa Sicred shënoi rritje të primeve në masën 18%. Falë ecurisë së mirë, Sigal Life Uniqa Group Austia ka arritur të zotërojë rreth 58% të tregut nga rreth 47% që zinte në periudhën janar-qershor të vitit 2012. Insig ka humbur ndjeshëm kuotat, duke arritur në vetëm 19% nga rreth 31% që ishte 6-mujorin e parë të vitit 2012.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN