Sigurimet Shoqërore/ Pensioni familjar dhe ai invaliditetit, mënyra e re si llogariten përfitimet

Sigurimet Shoqërore/ Pensioni familjar dhe ai invaliditetit, mënyra e re si llogariten përfitimet

Foto Ilustruese

Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon procedurën e plotë se si llogaritet pensioni familjar dhe pensioni i invaliditetit. Në këtë mënyrë qytetarët mund të njihen edhe me atë se sa do ta kenë pensionin e tyre.

Pensioni familjar

Pensionin familjar e përfiton: E veja, kur është: Mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç. E paaftë për punë. Ka mbushur moshën 55 vjeç. Burri i ve, kur është: Mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç.I paaftë për punë. Ka mbushur moshën 60 vjeç. Jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë. Prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë. Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në këtë rast ata trajtohen si jetimë. E/I veja humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.

Llogaritja e pensionit familjar
Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit.

a) Personi i ve, merr 50 % të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndieri, kur është i vetëm dhe për çdo pjestar tjetër merr 25 %, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100 përqind, masën e tij.

b) Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50 % e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri.

c) Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues janë dy ose më shumë persona, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25 %, por jo më shumë se 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri.

d) Shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes.

e) Jetimi merr pension familjar edhe nëqoftëse prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25 % e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50 % e tij.

f) Jetimi që humbet të dy prindërit merr një pension jetimi për sejcilin prej tyre.

g) Kërkesën për vazhdimin e pensionit familjar, kur mbaron afati i pagesës, përfituesi e paraqet në ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile duke i bashkangjitur dokumentacionin e kerkuar.

Pensioni i invaliditetit

Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti. Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të

Llogaritja

Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë. Shuma e përgjithshme e pensionit të plotë nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi. ISSH bën me dije se shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi. Sipas ligjit “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në rastet kur përfituesi i një pensioni të plotë të invaliditetit bëhet i paaftë dhe ka nevojë për një kujdes të vazhdueshme nga një person tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 % të bazës së vlerësueshme neto. Ndërsa, një person që merr pension invaliditeti të plotë e ka fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, ose deri në moshën 25 vjeç kur vazhdon studimet e larta me shkëputje nga puna, do të marrë një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 % të pensionit bazë, por jo më shumë së 30 % e tij.

Dokumentet

Për të përfituar, kërkohen dokumentat e mëposhtme.
Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:

–     Fotokopje e Kartës së identitetit;
–     Certifikatë e gjendjes familjare;
–     Certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra);
–     Dy fotografi.
Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:
–     Libreza e punës;
–     Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;
–     Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore;
–     Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse periudha e punës nuk provohet me dokumente zyrtare);
–     Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;
–     Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).
Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:
–     Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip
–     Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.
Dokumentet që vërtetojnë gjendjen shëndetësore:
–     Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumente të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP;
–     Fletë-drejtimi nga KML për ato gjendje shëndetësore, që nuk janë objekt trajtimi në spital,15 sipas përcaktimit në Rregullore;
–     Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me ekzaminimet e nevojshme. Kur del për rikontroll duhet shoqëruar me ekzaminimet përkatëse zyrtare;
–     Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe;
–     Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjendjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të rikontrollit;
–     Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjendjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi)

Invalidët

Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari