Qarku i Korçës është pjesë e skandalit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ku dhjetëra institucione nuk kanë derdhur kontributet për punonjësit e tyre. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Tatim Taksave në Korçë lista përmban plot 90 subjekte. 

Mes komunave të shumta dhe drejtorive të këtij qarku, Drejtoria e Mbledhjes së Borxheve deklaron se totali i borxhit së bashku me gjobat kap vlerën 36.1 milionë lekë të reja.

Ndërsa e vetmja zgjidhje që mbetet për tu ndërmarë është ajo që për të gjitha subjektet debitore do të bllokohen llogaritë në Thesarin e Shtetit deri në shlyerjen e plotë të borxhit. 

Borxhi më i lartë është rregjistruar nga ujësjellësi. Drejtues të këtij ujësjellësi sqarojnë se borxhi ka erdhur si pasojë e problemeve me suvencionet e shtetit dhe e vetmja zgjidhje përvçc rritjes së çmimit të ujit për fshatrat e Korçës, mbetet ajo e derdhjes së kontributeve nga komunat.


Redaksia Oline
(g.f/Shqiptarja.com)