/ATSH/- Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-mars 2015 arritën mbi 1,791 milionë lekë, ose 34.75% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-mars 2015, pati një rritje prej 38.49% të volumit të primeve të shkruara bruto.
Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 9.19% krahasuar me periudhën janar-mars 2014.
Produkti sigurim kufitar në periudhën janar-mars 2015 pati një ulje prej 16.39% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 21.89% krahasuar me periudhën janar-mars 2014.
Produkti karton jeshil, në periudhën janar-mars 2015, pati një rritje me 32.18% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-mars 2014. Gjithashtu u rrit edhe numri i kontratave me 20.95%