Sikur të ishin 74…
Të mendojmë për një moment se vota e shqiptarëve nuk do të ishte masivisht kundër Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Të përfytyrojmë se nga Veriu në Jug do të kishim diku-diku një baraspeshë, apo qoftë edhe një fitore të lehtë të së majtës, psh, deri atje ku të gjithë e parashikonin (me përjashtim të Metës e Ramës), 73-74 mandate.
Të mendojmë për një moment se vota e shqiptarëve nuk do të ishte masivisht kundër Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Të përfytyrojmë se nga Veriu në Jug do të kishim diku-diku një baraspeshë, apo qoftë edhe një fitore të lehtë të së majtës, psh, deri atje ku të gjithë e parashikonin (me përjashtim të Metës e Ramës), 73-74 mandate. Të supozojmë se Fieri do tregohej indiferent, Tirana, Durrësi, Elbasani pragmatiste, Shkodra, Lezha e Dibra qëndrestare.
Pra thjesht për një bashkim mekanik të votave, pa valën e madhe “kundra”, dhe për hir të kodit, e majta do të arrinte diku-diku tek maksimumi 73 mandate. A e mendon dikush se Berisha do të dilte aq kollaj në selinë e PD-së dhe të pranonte humbjen? A e çon ndokush nëpër mendje se Berisha do të lexonte me gojën e tij dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike?
Ai edhe i dorëhequr vazhdon të drejtojë mbledhjet e kryesisë së PD-së dhe të flasë sërish si kryetar i saj. Nuk janë paragjykime të asaj që nuk ka ndodhur dhe që mund të ndodhte, por gjykime të asaj që ndodhi dhe po ndodh. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i përfaqësuar vetëm nga të djathtët, në shumicë të Partisë Demokratike, po bën ç’është e mundur që këto zgjedhje t’i nxjerrë me problem. Nuk ka rëndësi nëse mandati në Shkodër i shkon PD, apo PR sepse sërish aty mbetet, por e rëndësishme është që
KQZ mund të luajë.
A nuk ndodhi e njëjta gjë në 2011? Për vetëm pak vota, që s’dihet se si e nga dolën, kandidati I atëhershëm i PS, Edi Rama, humbi përballë Lulzim Bashës, vetëm me “lojëra” votash. Kush mund të besojë sot se të njëjtat lojëra nuk do të bëheshin nëse rezultati do të ishte i ngushtë, pra deri në 73, apo 74 mandate. Kjo për vetë precedentët që kanë ndodhur në Shqipëri e që shumë nga opinion publik ia faturonin Berishës, ku nuk linin pa përmendur vitin 1996 dhe vitin 2009.
Në këtë të fundit, nuk u hap asnjë kuti, sepse PD nuk i interesonte. Madje Berisha ironizoi Ramën kur deklaroi se komisionerët dhe numëruesit u shitën. Sot kemi situatë kokëposhtë. Berisha deklaron se Rama po vjen në pushtet me vota të blera, ndërsa Rama bën takime si kryeministër ende pa u mandatuar. E nuk është vetëm Shkodra ku të djathtët “hahen” mes tyre.
Është edhe Kukësi, ku LSI pretendoi se iu mor mandate, e edhe Lezha ku PS pretendon se iu rrëmbye mandati. Dy mandate gjithsesi nuk e prishin fitoren e së majtës, për shkakun e thjeshtë se për këtë vendosi sovrani, siç i pëlqen Berishës të thotë sa herë, por ato trazojnë mendimin e frikës së para 23 qershorit: çdo të ndodhte nëse nuk do kishim këtë lloj rezultati.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40