Sikur të mos ishte futbolli

Sikur të mos ishte futbolli

Futbolli është gjithmonë argëtim popullor. Ai është pasioni që lind në rrugica apo në një copëz të qytetit të vjedhur nga ndërtimet dhe trafiku.

Futbolli është bota paralele e femijërisë së gjithësecilit.  Formoni një grup fëmijësh të etnive të ndryshme, u jepni një top dhe do të zbuloni një gjuhe universale.

Futbolli është një ngjarje poetike që flet me një gjuhe universal, I aftë të rrëzojë mure e të thyejë  porta ndasish. Ai është  simboli I lojës, ku edhe popujt rivalë, harrojnë konfliktet. Ai është  loja që flitet në 23 gjuhë e që ka për password fjalën “Miqësi”

Futbolli është një botë e ndërtuar plot sfida, ku realja nuk është hicgjë para botës së madhe të kësaj loje, e vetmja  botë  ku ndihesh president klubi, manaxher, këshilltar, trajner  dhe lojtar.

Futbolli është emocion, kënaqësi, magji dhe një lojë me fytyrë sociale. Ai të apasionon pa limite moshe.  

“Futbolli është loja që zbulon harmoninë në nje botë plot kontraste, një lojë sa epike dhe popullore” – do të shprehej Mazzola, ish legjenda e futbollit Italian.

Futbolli është libri i historive dinamike, i gjuhës universale, i revolucionit taktik, human dhe kulturor, loja që fal pasuri fizike dhe psikologjike, respekt, sportivitet, qytetërim dhe integritet.

Futbolli  është krijuar për të ëndërruar, ai është si arti, religjoni dhe bukuria.

Futbolli është gjuha  e përbashkët, mënyra për tu njohur e për t’u miqësuar.

Futbolli është në gjendje të bëhet simbol I drejtësisë, mjet shprehës, qëllim për të jetuar, për të dënuar dhunën dhe racizmin, me zotësine dhe kapacitetin e topit.

Futbolli, ashtu si dhe letersia, është fenomen kulturor dhe social.  Asgjë tjeter si ai nuk e bën një fëmijë burrë dhe një burrë femijë. Ai është kompeticioni, lavdia, iluzioni, shpresa, e papritura, emocioni, gjithë jeta që pulson në 90 minuta.

 “Nese nuk do të kishte qënë futbolli, do të kisha përfunduar si shume djem të rinj, i vdekur në ndonjë burg apo në rrugë I droguar” – shprehet Karlos Teves, lojtar I Juventusit.

 

Futbolli  përfaqëson më mire se kushdo tjetër, lojën në skuadër. Ky lloj sporti të mëson se i vetëm nuk e arrin kurrë suksesin, se është forca e skuadres ajo që bën diferencën për të fituar.

I kujtoni sigurisht finalet e kampionatit botëror te vitit 2006 dhe 2014, ndeshjet e mëdha Franc - Itali dhe Brazil – Gjermani.

Italianët dhe gjermanet ishin si makina perfekte ne keto dy finale, makina që nuk gabuan në asgjë, skuadra që përdorën skema të ngulitura mirë në kujtesë. As gjermanët e as italianet nuk kishin asnjë superstar të tipit Maradona apo Pele.

Filozofia e tyre ishte loja në grup, por mbi të gjitha, disiplina që eleminon  presionin psikologjik dhe fizik.

 

Topi i futbollit mund të jete i bardhë apo dhe portokalli, i vogël apo i madh. Sido që të jetë, topi I futbollit është simboli unik I vlerave, miqesise dhe besnikërisë. Një sprint për ti ardhur në ndihmë mbrojtësit të kërcënuar, të shënosh duke shfrytezuar asistin e shokut, të sulmosh dhe të mbrohesh njëkohesisht, duken si koncepte të thjeshtë, por ato lindin nga thellësitë.  Ashtu si kur ke një mik që të rri përkrah, si partneri kur të dëgjon, ashtu sikundër ndihesh i përkrahur nga familja, ku secili ka besimin e tjetrit- ky është sinjifikativi I kësaj loje që e luan dhe e sheh gjithë bota.

Futbolli është dyshimi konstant dhe vendimi i shpejtë  që gjeneron forcë imagjinare e të bën të ndihesh heroik. Impenjimi në këtë lloj loje është më shumë se një impenjim qe ka rrjedhur nga firma e një kontrate. Ai ka më shumë vlera, sepse është zgjedhja. Në fund të fundit ata janë gjithmone aty për të luajtur, për të mbushur mushkëritë dhe zemrën me emocionet e lojës së futbollit, sepse ai i ka rritur, i ka formuar, i ka ndihmuar, i ka bërë të njohin ndershmërinë, respektin dhe krenarinë. Dhe kjo është shumë më shumë se  maja e ajsbergut të kësaj bote, që duhet ta jetosh për ta kuptuar.

Futbolli ka heronjtë e vet epik dhe mitik, si Pele dhe Maradona.

Pele konsiderohet gjerësisht  si një nga eksponentet kryesor të botës së madhe të futbollit. Ai është lojtari që ka fituar 3 kupa bote dhe në kompeticionet e Botërorit ka shënuar 12 gola

Pele hyri për herë të parë në skenën e Botërorit në vitin 1958  në Suedi, kur ishte vetëm 17 vjeç. Ai u cilësua “yll I turneut”  ku shënoi 6 gola, nga të cilat 3 në gjysmë  finale dhe dy në finale.

Djaloshi Pele, doli nga asgjëja për të mahnitur turneun me aftësite e tij verbuese.  Në çerekfinale ai shënoi vetëm nje gol, atë kundër Uellsit, por që i dha fitoren Brazilit.

Gjysmëfinalja kundër Francës  ishte më shumë një garë mes yllit francez Fontana dhe Pele, ku ky i fundit shkëlqeu dhe e dërgoi Brazilin në finalen e Stokholmit kundër Suedisë. Finalja e Stokholmit  ishte vendi dhe koha e duhur për Pele që të shpaloste aftesitë e tij më të mira. Në pjesën e dytë të ndeshjes,  Pele beri atë që zor se e bënte tjetër një.ri Ai shenoi një gol plot mjeshtëri magjike, që e kaloi Brazilin në avantazh 2-1. Në minutën e fundit të ndeshjes, Pele realizoi dhe një tjetër gol, të pestin për skuadrën e tij, që fitoi bindshëm 5-2 duke siguruar për Brazilin kupën e parë të botës.

Në finalet e vitit 1962 në Kili, Pele i dëmtuar nuk mundi të luante. Në finale Brazili fitoi kundër Çekosllovakisë 3-1. Për Brazilin ky ishte suksesi i dytë në botëror.

Në  finalen e Kupës së Botës, në vitin1970,  Pele shenoi 1 nga 4 golat e Brazilit kundër Italise.  Duke fituar për herë të tretë kupën e botës,  Brazili fitoi të drejtën për ta mbajtur trofeun  “Jules Rimet”  kurse për Pele këtu mori fund kariera e tij në futboll. Në dhjetor të vitit 2000, nga një juri e madhe e FIFA-s,  Pele u cilësua si  “lojtari më i mire” i të gjithë kohrave.

Një tjetër legjendë e futbollit boteror është Diego Armando Maradona, një talent i shkëlqyer, me aftësi të mrekullueshme në përdorimin e topit

Kariera e Maradonës në Kupat e Botes,  zgjati 12 vite,  kur dhe shënoi 8 gola në 21 ndeshje. Duke qënë i jashtëzakonshëm në driblim, ai duket se i hipnotizonte kundërshtarët. Në finalet e vitit 1982 në Spanjë, Maradona shënoi dy gola kundër Hungarisë,  por nuk mundi të bënte të njëjtën gjë kundër italianeve. Ndeshja kundër Brazilit ishte për Maradonën per t’u harruar.

Në finalet e vitit 1986 në Meksikë, Maradona ishte në kulmin e tij. 25 vjec ai  ishte kapiten i skuadrës së Argjentinës dhe i etur për sukses. Maradona e udhëhoqi Argjentinën në krye të grupit.

Në ndeshjen çerekfinale kundër Anglisë, Maradona kaloi momentet më komplekse të karrierës së tij. Në minuten e 51, Diego shënoi kundër Anglisë,  me anë të asaj që ai e quajti “Dora e Perëndise”. Pak minuta më vonë ai shenoi atë që konsiderohet nga shumica si  goli me i bukur në historinë e futbollit, një produkt i pastër i një gjeniu të madh.

4 vite me pas, Maradona shkateroi mbrojtjen e fortë te Belgjikës me një prekje të butë të topit. Në minutën e 63 Diego vulosi  fitoren e Brazilit kundër Belgjikës. Në finale kundër Gjermanisë Perëndimore,  Argjentina nuk u dorezua ndaj golave të Gjermanisë. Në minutat e mbetura, kur rezultati ishte fiksuar në 2-2, Maradona shënoi golin e fitores duke përmbushur dhe një ambicie personale.

Vite më vonë, kur ishte 29 vjeç, në Botërorin e Italisë, kur aftesitë fizike po i zvogëloheshin, në  finale kundër Gjermanisë, Maradona nuk mundi të krijonte hapsira për të dalë në lojën e tij. Fal Brehmes, Gjermania fitoi ndeshjen kurse Maradona njohu disfatën. Kapitulli I fundit për Maradonen ishte Korea  e Jugut  ku u gjet pozitiv ndaj një testi antidoping të Fifa-s.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë punën e qeverisë Rama

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë punën e qeverisë Rama