Festa e Pashkëve është një nga festat më të rëndësishme të kalendarit liturgjik për besimtarët e krishterë. Kjo festë simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit, i cili u kryqëzua për mëkatet njerëzimit.
 
Festa e Pashkëve kremtohet me anë të meshave dhe drekës tradicionale nga besimtarët. Një nga elementët  më të rëndësishëm të kremtimit të festës së ngjalljes është veza e kuqe, e cila simbolizon gjakun e Krishtit.
 
Gjatë së shtunës në mbrëmje zhvillohet dhe mesha e madhe, ku me të kaluar ora 00:00, të gjithë besimtarët thërrasin me një zë “Krishti u ngjall, vërtetë u ngjall”, duke trokitur vezën e pashkëve.
 
Gjithashtu besimtarët ndezin qirinj në kishë nga “Drita që nuk shuhet kurrë”, duke e çuar këtë dritë në shtëpitë e tyre për më tepër mbarësi.
 
Më pas të dielën festohet me anë të drekës tradicionale me anë të gatimeve të shumta.


dy.b/shqiptarja.com