Simeone në rrezik serioz, Atletico Madrid kontakton trajnerin spanjoll

Simeone në rrezik serioz, Atletico Madrid kontakton trajnerin spanjoll

Diego Simeone dhe Luis Enrique

Eleminimi nga Champions League dhe vendi i katërt në grup ka bërë që pozita e Diego Simeone te Atletico Madrid të lëkundet. Trajneri argjentinas ka prej 2011 në drejtimin e ekipit, duke koleksionuar 597 ndeshje, për një mesatare 1.99 pikë për ndeshje.

Mediet në Spanjë bëjnë me dije se drejtuesit e Atletico janë duke menduar për të zëvendësuar trajnerin pas një sezoni "jo" edhe në kampionat. Emri që po qarkullon si zëvendësi i Simeone është trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique.

Duket se klubi madrilen ka kontaktuar ish-lojtarin e Barçës, që drejton prej vitesh "Demat" e Spanjës. Botërori 2022 do vendosë shumë për Enrique, që mund të pranojë një aventurë të re në Spanjë. Në 12 sezone që ka drejtuar Atleticon, Simeone ia ka dalë në fitojë nëntë trofe për bardhekuqtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit